Seria A, java II
Xhenova merr fitoren e dytë në po kaq takime të Serisë A, pasi mundi dje 1-0 Atalantën në transfertë. Golin tripikësh për miqtë e shënoi Moreti në fund të pjesës së parë.
Edhe Lacio ka arritur të marrë pikët e plota në kampionat, pas fitores ndaj Kievos 1-2. Hulio Rikardo Kruz shënoi dy herë për Lacion, duke e bërë të pavlefshëm golin e Serxho Pelisier.
Fiorentina ka marrë fitoren e parë në Serinë A për këtë sezon, pasi mundi minimalisht 1-0 Palermon në stadiumin “Artemio Franki”. Jovetiç u dha fitoren vjollcëve me një gol në minutën e 29-të të ndeshjes.
Fiton edhe Siena në transfetrën e Kaljarit. Pas humbjes në javën e parë ndaj Milanit në shtëpi, skuadra e trajnerit Xhanpaolo fitoi 3-1 ndaj Kaljarit, me dy gola të Kalajo dhe një të Rexhinaldos. Për vendasit realizoi Zheda me penallti.
Napoli i Donadonit fitoi ndaj Livornos 3-1 në stadiumin “San Paolo”, pas dopietës së Kualjarelës dhe golit të Hamshik. Kristiano Lukareli shkurtoi përkohësisht diferencën në fillim të pjesës së dytë.
Në takimet e tjera, Parma e sapongjitur në Serinë A mundi Katanian 2-1, kurse Sampdoria fitoi 3-1 ndaj Udinezes.
Për rezultetet e plota dhe renditjen e përgjithshme, mund të klikoni tek logoja e Serisë A në faqen e parë të gazetës "Start".