Primera Divizion, java I
Valencia e filloi me fitore sezonin e ri, duke mundur 2-0 Seviljen në stadiumin “Mestaja”. Për vendasit shënoi Huan Manuel Mata dhe Fernandez në pjesën e dytë.
Vijareali nuk mori dot më tepër se një barazim në fushën e Osasunës. Santi Kazorla i dha avantazhin skuadrës së tij në minutën e 32-të, por pas vetëm 5 minutash, Valter Pandiani barazoi rezultatin.
Humbje e thellë për Atletiko Madrid. Kryeqytetasit u mposhtën 3-0 nga Malaga në transfertë.
Në ndeshjet e tjera, Getafe fitoi 4-1 në fushën e Santanderit, Atletik Bilbao mundi 1-0 Espanjolin dhe Majorka fitoi 3-1 ndaj Kseresit të sapongjitur në Primera Divizion. Ka përfunduar pa gola takimi midis Almerias dhe Valadolidit.
Për të parë rezultatet e plota dhe renditjen e përgjithshme, mund të klikoni tek logoja e Primera Divizion në faqen e parë të gazetës “Start”.