E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrara ka besim tek Juventusi i tij

“Kampion i Italisë është Interi. Ne duhet të bëjmë të pamundurën për t’ia marrë trofeun dhe ndeshja kundër Romës do të jetë shumë e rëndësishme për ta arritur këtë,”- tha trajneri i Juventusit, Çiro Ferrara.

Në fushë do të futet Juventusi më i mirë i mundshëm. Diego dhe Felipe Melo janë plotësisht të gatshëm dhe në sulm ka shumë mundësi zgjedhjeje.

Në lidhje me kundërshtarin e sotëm, Ferrara shprehet: “Janë më përpara se ne për nga gjendja fizike, mbase kanë problem me golat e pësuar, por gjithashtu edhe shënojnë shumë. Kam respektin maksimal për Spaletin, Roma ka luajtur futbollin më të bukur vitet e fundit.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›