E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha shenon serish ne kampionatin australian

Ai tashmë ka dy herë më shumë gola sesa ndjekësi më i afërt në kampionatin australian të futbollit. Me Besart Berishën këtë sezon duket qartë se nuk bëhet shaka, ndërsa sulmuesi shqiptar realizoi në fitoren 2-1 të Brisbejnit në fushën e Njukasëllit.

Duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje, ndonëse me kontroll jo shumë të mirë të topit, kosovari kuqezi veproi saktë më pas duke e dërguar topin në rrjetë në minutën e 13-të. Më pas, Berisha iu afrua golit të dytë duke goditur traun. Shumë i pafat.

Kur nuk shënon, pëson, dhe 5 minuta para fundit të pjesës së parë, Njukasëll Xhets barazoi shumë bukur pas një goditjeje dënimi ballore ekzektuar nga Ali Abaz.

Gjithsesi, miqtë ia dolën pak minuta para fundit që të fitonin, falë një penalltie të kthyer në gol nga Miç Nikëlls. Ishte kjo penalltia e dytë e Brisbejnit, pasi e para u ndalua nga portieri Kenedi.

Me këtë gol, Berisha u ngjit në kuotën 18 të rrjetave në kampionat, ndërsa në sezon ka realizuar 20 gola. Sa për skuadrën e tij, Brisbejnin, kjo është e dyta në renditje me 46 pikë, vetëm 2 pikë pas Sentrël Koust Mariners dhe duke pasur një golaverazh më të mirë sesa kryesuesit, me 48 gola të shënuar e 27 të pësuar. Gati gjysma e 48 golave është shënuar nga Berisha, që është rithirrur në kombëtare nga trajneri Xhani De Biazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›