Kontratë e re për Podolskin

Koln është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit Lukas Podolski kontratë të re me vlerë prej 5 milionë eurosh në sezon në mënyrë që ai të qëndrojë në klub.
26 vjeçari ka marrëveshje me Kolnin deri në qershor 2013, por së fundmi është shndërruar në objektiv të klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Arsenalin dhe Lazion.
Megjithatë, sipas të përditshmes gjermane Bild, Koln synon t’i ofrojë atij kontratë të re dyvjeçare me ngritje të pagës prej 1.7 milionë eurosh. Podolski u transferua në Koln nga Bayern Munich më 2009.