E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndohet Schweinsteiger

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës së majtë gjatë fitores ndaj Stuttgartit të mërkurën mbrëma, në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Gjiganti bavarez ka njoftuar se do të mungojë për së paku disa javë. Schweinsteiger ishte rikthyer nga një dëmtim në fillim të këtij viti, kurse tani do të mungojë në përballjen e parë me Baselin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, më vonë gjatë këtij muaji.

Ai u lëndua në minutën e 17-të të fitores së Bayernit 2-0 në Stuttgart.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›