Spalletti vazhdon në Zenit

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka vazhduar kontratën e tij me kampionin në fuqi të Rusisë, Zenit St Petersburg deri në qershor 2015.
52 vjeçari iu bashkua klubit më 2011 duke e udhëhequr drejt triumfit në ligë, Kupë dhe Superkupë. Detajet financiare të marrëveshjes së re nuk janë bërë të ditura.
Spalletti më herët ka udhëhequr skuadrat italiane Empoli, Sampdoria, Udinese, Ancona dhe Roma, ndërsa fitoi çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në Serie A më 2006.