Formula e mërzitshme? Rregullat sndryshojnë
Ekleston
Berni Ekleston, padroni i Formula 1, dërgon një mesazh të fortë pas GP-së së Bahreinit. Gara e parë e Botërorit 2010 është konsideruar si shumë e mërzitshme: asnjë parakalim, e mocione të pakta nga xhiroja e parë në të fundit. Faji u është vënë rregullave të reja. “Duroni, nuk ka panik, Formula 1 nuk është në krizë, thotë Ekleston. Tani duhet të presim 4 garat e ardhshme për të parë si do të shkojnë, pastaj do të vlerësojmë situatën pas garës së Kinës”.
#