Real Madrid, Murinjo nuk na intereson
Perez
Real Madridi nuk ka ndërmend ta marrë Zhoze Murinjon dhe Florentino Perez u ka treguar miqve se ai nuk e dëshiron atë në klub. Deklarohet se një burim i afërt i Perez ka bërë të ditur një gjë të tillë. Pelegrini pritet që të largohet në verë, por Murinjo nuk do ta zëvendësojë atë. Perez kishte theksuar para miqve: “Ai (Murinjo) nuk është nga ata që na intereson”. Shefi i fuqishëm nuk ishte i disponueshëm të fliste më gjatë për trajnerin e Interit.
#