E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i ndeshjeve të trukuara rrezikon edhe kampionatin kinez

Kinë

Në fillim ishte vetëm një zë, tani vijnë edhe konfirmimet e para zyrtare: Kampionati kinez rrezikon të mos fillojë, me mundësinë që sezoni aktual të anulohet për një vit pastrimi, reflektimi dhe rinisje. Në momentin që kampionët e Kinës, Beijing Guoan, fluturojnë në Champions League aziatike (fitore kundër australianëve dhe sukses në transfertë 3-1 kundër japonezëve të Kavasakit), bota e futbollit kinez është gjendur përballë një zhvillimi të ri. Këto janë fjalët e shefit të ri të federatës Uei Dei: “Nuk mund të mbrohen kaq shumë njerëz që kanë shkelur ligjin, vetëm për të garantuar nisjen e kampionatit”. Më mirë të mos ta nisim dhe të mos u lëmë as minimumin e hapësirës futbollistëve, drejtuesve, gjyqtarëve që, brenda një kohe të shkurtër mund ta gjejnë veten të përfshirë në skandalin më të shëmtuar të historisë së futbollit kinez. Skandali duket i pafundmë: të arrestuarit e parë, ndërmjetës dhe disa drejtues, janë pasuar nga marrja në pyetje e shumë lojtarëve të Kombëtares. Pastaj erdhën arrestimet e gjyqtarëve, drejtuesve dhe futbollistëve. Zbulohet se një numër i madh i ndeshjeve të kampionatit kombëtar të edicioneve të fundit, jo vetëm në Ligën e Parë, kanë qenë të trukuara: promovime në kategoritë e larta, rënie nga kategoria, gjyqtarë, gjithçka ishte në shitje, që nga 2006-a deri vitin e kaluar. Dhe rehabilitimi i rreth 200 personave mes gjyqtarësh dhe drejtuesish, me mundësinë e tyre për t’u rrëfyer për çfarë dinë (ndoshta në këmbim të një dënimi më të lehtë), ka gjasa të zbulojë të tjera skandale. “Calciopoli” kinez, nga pikëpamja e vendimeve të drejtësisë sportive, në fakt, ka dhënë tashmë disa goditje më shumë se të rënda: dy nga skuadrat më të komprometuara (GPFClub e Chengdu BFC) janë përjashtuar.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›