E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulare ne mbeshtetje te Janullatos

Një formularë në mbështetje të Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos po qarkullon në rrugët e qytetit të Sarandës. Formularët që mbështesin Janullatosin po shpërndahen duar më duar nëpërmjet priftërnjve grek në duart e ortodoksve si një përgjigje të Kristo Frashërit, pas disa debateve mediatike zhvilluar disa muaj më parë në media.
 

Formularët janë ne dy gjuhe, shqip dhe greqisht. Ortodoksit nenshkruajne ate qe eshte formuluar në të duke treguar edhe emrin, profesionin dhe vendbanimin. Formulari qarkullon nga dora ne dorë nga prifterinj te Sarandes me origjine greke.
Sipas këtij formulari disa qarqe, të cilat në vitet e persekutimit të fesë shijonin pozita dhe komoditete dhe që gjatë njëzetë viteve të demokracisë nuk kanë ofruar absolutisht asgjë në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ndërmarrin të shkruajnë, me mënyrën e tyre, historinë e saj dhe mësojnë të drejtën kanonike dhe theologjinë e Orthodhoksisë.
 

Përmes tyre konkludohet se për tema të cilët nuk janë të specializuar. Në lidhje me këto çështje që kanë prekur, tashmë kanë marrë përgjigje të sakta dhe me përgjegjësi nga tre tekste të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasit.
Ndër të tjera shkruhet se "Ne, të krishterët orthodhoksë, që nënshkruajmë, e njohim prej shumë vitesh udhëheqesin tonë shpirtëror, i cili duke pasur njohuri të thellë theologjike dhe vetësakrifikim, e udhëheq Kishën tonë me fjalë gjithmonë paqësore dhe me vepër krijuese. E mbështesim me gjithë shpirt, me mirënjohje dhe besim të palëkundur" .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›