E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma ne arsim, Berisha: Te rritet niveli profesional Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se arsimi eshte nje nga perparesite me madhore te qeverise per vitin 2012 dhe mesuesit duhet te vendosen ne piedestalin qe meritojne. Duke u rikthyer pak vite pas, Berisha eshte shprehur se arsimi ishte ne nje gjendje mjerane dhe se qeveria per te vleresuar pozicionin e mesuesve, atyre qe shperndajne dijen, mbidyfishoi rrogat e arsimtareve, duke bere qe ata jo vetem te mos largoheshin me nga arsimi, por kerkesa per vende pune te shtohej. “Ne deklaruam vite me pare se reformen ne arsim do ta fillojme me mesuesit dhe vendosjen e tij ne piedestalin qe meriton, krijimin e te gjitha kushteve dhe mundesive qe ai te permbushe misionin e tij, sepse mesuesi eshte misionar. Ne kete aspekt, situata ekonomike ishte mjerane. Nga arsimi largoheshin masivisht mesues te kualifikuar dhe sistemi po shkonte drejt nje degradimi te vertete. Politika e vendosjes se mesuesit ne epiqender, dora-dores me konsolidimin e saj, u shoqerua edhe me ndryshime te thella dhe rrenjesore te sistemit arsimor. Tani, nuk ka me largime nga ky sistem, por eshte e kunderta. Ka kerkesa te shumta per punesim ne kete sistem, te vajzave dhe djemve te arsimuar”, eshte shprehur kryeministri. Kreu i qeverise eshte ndalur tek investimet, duke theksuar faktin se gjate ketyre viteve jane bere investime serioze ne fushen e arsimit. “Ne vitin 2009, perfundoi shtrirja e internetit ne cdo shkolle dhe tani, po shkohet ne cdo klase. Jane ndertuar dhe rindertuar rreth 60 % te shkollave ekzistuese te vendit, ndryshime rrenjesore jane bere me pajise ne bazen laboratorike, ne kurrikul, por serish, ne politiken tone, mesuesi dhe para se gjithash, mesuesi do te mbetet ne epiqender te perpjekjeve tona”, tha Berisha. Gjithashtu, kryeministri i kerkoi ministrit te Arsimit qe te rishikohen me seriozitet programet mesimore me qellim qe te kete nje cilesi sa me te larte ne deget e fakulteteve te mesuesise. Berisha tha se “duhet te vendosim format me te pershtatshme te kualifikimit dhe te trajnimit te arsimtareve, te azhurnimit te tyre, te pasurimit te dijeve te tyre, ndaj dhe Ministria e Arsimit duhet te beje nje plan veprimi per reformen ne pergatitjen e mesuesve, ne trajnimin e tyre, pra nje reforme teresore qe tashme te kete qellim kryesor rritjen e nivelit profesional, intelektual, te atyre qe ne u besojme femijet tane”. Berisha nenvizoi faktin se eshte e domosdoshme te adaptojme dhe te pershtatim kriteret, format me te suksesshme qe ekzistojne, te studiojme praktikat me te mira evropiane, ne pergatitjen e mesuesve dhe te investojme ne zbatimin e tyre ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›