E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leyenberger: Konsensus per reformat ne drejtesi

Politikeberesit kane pergjegjesine per permiresimin e sistemit te drejtesise, ndaj duhet te gjejne konsensusin per ecurine e reformave qe sistemi te funksionoje si duhet. Keshtu u shpreh dje, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, kryesuesi i delegacionit te Komisionit Evropian per Efikasitetin e Drejtesise (CEPEJ), Stephane Leyenberger. Kreu i delegacionit tha se institucioni qe ai perfaqeson, ne keto kushte, do te punoje direkt me gjykatat pa qene nevoja per nderhyrjen e politikes, ne nivel praktik per permiresimin e punes se tyre. Leyenberger vleresoi hapat qe ka bere Shqiperia ne 10-vjecarin e fundit, duke u shprehur se sistemi i drejtesise eshte ne rrugen e duhur. Nderkohe qe keshilloi per lufte te vazhdueshme ndaj korrupsionit.

Zoti Leyenberger, pas takimeve te zhvilluara diten e djeshme, sipas jush, ku duhet permiresuar sistemi i drejtesise ne Shqiperi? Cilat jane pikat e dobeta te ketij sistemi?

Ka probleme te cilat jane te njejta per vendet e Bashkimit Evropian. Disa jane ne bllok per te gjitha vendet dhe te tjera jane specifike per secilin. Per rrjedhoje, te gjitha vendet e Bashkimit Evropian, Keshillit te Evropes, duhet te permiresojne sistemin e drejtesise. Persa i perket sistemit gjyqesor ne Shqiperi, Shqiperia eshte nje vend me nje sistem ligjor pak a shume te ri, sepse ju, para viteve 1990, nuk keni pasur nje sistem gjyqesor te konsoliduar, cka do te thote se e gjithe puna fillon pas vitit 1990, per te arritur ne situaten e sotme. Duke u perqendruar te puna jone, CEPEJ-i, lidhur me kohezgjatjen e gjykimeve, Shqiperia eshte ne nje faze qe nuk ka as me shume dhe as me pak probleme se vendet e tjera. Pra, ceshtja veshtiresohet per sa i perket kohezgjatjes se gjykimeve, eshte mire persa i perket Gjykates se Shkalles se Pare, por vjen duke u veshtiresuar per sa i perket Gjykates se Apelit dhe Gjykates se Larte. Eshte e veshtire per ta shpjeguar se cila eshte arsyeja, nuk kam nje shpjegim se pse ndodh keshtu. Megjithate, ne te vertete une jam i befasuar nga progresi qe eshte bere ne vendin tuaj pas viteve 1990 e deri me sot. Sigurisht qe ka probleme, ashtu si edhe ne vendet e tjera, por jam shume i sigurt se drejtesia eshte duke funksionuar si nje proces normal. Keshtu, gjyqtaret vendosen ne detyre, pasi kane perfunduar Shkollen e Magjistratures dhe niveli i aftesive ka ardhur duke u permiresuar. Nga ana tjeter, sistemi i teknologjise se informacionit eshte duke funksionuar qe nga gjykatat. Po ashtu, shikojme qe ceshtjet shqyrtohen ne gjykata dhe kuadri ligjor funksionon. Pra, kemi kaluar nga nje periudhe problematike qe eshte normale ne tranzicion, ne nje periudhe ku drejtesia funksionon normalisht. Por kjo nuk do te thote se cdo gje funksionon me se miri dhe problemet jane zgjidhur teresisht. Por problemet jane normale dhe qe jane hasur ne te gjitha vendet anetare. Kam parasysh sistemin e tanishem te sistemit te drejtesise. Pra, nuk do te thote se nuk ka probleme me korrupsionin apo ne lidhje me menyren e funksionimin e ceshtjeve dhe roli i CEPEJ-it eshte te perqendroje punen e tij, per te permiresuar funksionimin e drejtesise ne menyre te pergjithshme.

Cilat jane fushat kryesore ku ju do te perqendroheni ne bashkepunimin dhe reformimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi?

Ne menyre specifike, ne do te punojme sot ne Gjykaten e Tiranes, Shkallen e Pare. Se fundmi, Gjykata e Tiranes i eshte shtuar listes se gjykatave “pilot”, pra qe do te thote qe do te bashkepunojme ne nivel te caktuar ne kete gjykate. Ne shpresojme qe te kemi mundesi qe ta shperndajme metodologjine e punes edhe ne gjykata te tjera. Ne menyre me specifike ne Gjykaten e Tiranes, do te punojme per zbatimin e atyre mjeteve qe kane te bejne me menaxhimin e ceshtjeve gjyqesore, per te sugjeruar se si mund te behet me mire puna ne gjykate, pa qene e nevojshme te behen ndryshime ne legjislacion. Duke u nisur nga kjo, ne shpresojme te permiresojme me shume kete bashkepunim. Pra te mos qendrojme vetem ne nivelin e politikeberesve, pra Ministrise se Drejtesise apo KLD-se. Pra eshte mire qe te punohet direkt me aktoret e kesaj pune, pra gjykatat. Ky dialog direkt, qe vendoset mes Keshillit te Evropes dhe gjykates, e ben me te mire kete bashkepunim. Sot, funksionimi i sistemit te drejtesise eshte pjeserisht pune e Ministrise se Drejtesise dhe Parlamentit, qe merren me kuadrin legjislativ dhe gjithashtu, shteti duhet te beje te mundur zbatimin e mjeteve te duhura per permiresimin e sistemit te drejtesise. Pergjegjesia, pra, ndahet mbi vete gjyqtaret dhe aktoret e perditshem qe merren me drejtesine.

Ne fakt, shume projektligje qe lidhen me reformen e drejtesise kane ngecur prej 2 vitesh ne Kuvend, per shkak te mungeses se konsensusit dhe bojkotit te opozites. A mund te ndikoje kjo ne kete reforme?

Nje pjese e pergjegjesise, sigurisht, qe bie mbi politikeberesin, ne lidhje me permiresimin e sistemit te drejtesise. Kjo i perket jetes politike dhe jetes demokratike ne nje vend. Normalisht, gjeja me e mire do te ishte qe ky sistem te funksiononte si duhet, por keto jane probleme qe hasen ne vende demokratike. Por pavaresisht ketyre problemeve, ne nivel politikeberjeje, CEPEJ-i e ka aftesine te punoje drejtperdrejt me gjykatat, pa qene e nevojshme nderhyrja e politikes. Puna jone do te perqendrohet ne nivel praktik, si organizohen punet ne gjykate. Kjo mund te permiresohet. Por une inkurajoj faktin qe Ministria e Drejtesise dhe Parlamenti, ndoshta, mund te gjejne zgjidhje. Udhezimet tona mund ta ndihmojne edhe klimen politike, por gjithsesi keto mbeten ne sovranitetin e Parlamentit.

Cfare do te keshillonit konkretisht, per permiresimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi?

Ne inkurajojme te gjithe aktoret shqiptare qe te marrin te gjitha masat e duhura dhe mjetet qe duhen ne luften kunder korrupsionit. Ne dekaden e fundit jane bere shume perpjekje. Ka nje kuader ligjor qe eshte shume efektiv. Objektivi kryesor per t’u zbatuar eshte, ne radhe te pare, lufta kunder korrupsionit. Kjo duhet mbajtur parasysh nga te gjithe: Ministria e Drejtesise, Prokuroria, Keshilli i Larte i Drejtesise, gjyqtaret, etj. Edhe pse jane bere shume perpjekje, kjo eshte si nje histori qe nuk mbaron dhe qe duhet mbajtur gjithnje parasysh. Nje tjeter sugjerim qe do te jepja ne emer te Keshillit te Evropes, eshte dhenia e mjeteve te duhura financiare per sistemin e drejtesise qe te funksionoje. Buxheti i duhur per sistemin gjyqesor duhet te jete nje nga prioritetet e ardhshme. Nje nga prioritetet kryesore te Keshillit te Evropes, eshte qe te punoje me shtetet e tij anetare. Po te krahasojme situaten e para dhjete viteve me situaten e sotme, rritja eshte e konsiderueshme. Bisedoi Rozeta Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›