Formularet rregullat e reja te matures

Dita e enjte është afati i fundit i dorëzimit të formularëve, nga maturanët për lëndët me zgjedhje. Sipas autoriteteve të ministrisë së Arsimit, pas datës 10 mars, nëse maturantët ndjehen të pasigurt për zgjedhjet e tyre, mund të bëjnë ankimime, në drejtoritë arsimore.
"Janë udhëzuar Drejtoritë Arsimore Rajonale të cilat do i dorëzojnë pas 10 ditëve, pasi të bëjnë verifikimet e nevojshme që tu vijnë në ndihmë maturantëve. Nuk ka ndërmend njeri në asnjë mënyrë të penalizojë një maturantë", tha Ndricim Mehmeti, specialist në MASH.
Por vetëm një ditë më parë, autoritetet e arsimit kanë publikuar disa ndryshime, që i janë bërë rregullores së maturës. Një nga të cilat është kohëzgjtja e testimeve.
"Të jenë të qetë të gjithë maturantët se nuk do të jetë më 1 orë e gjysëm, por do të jetë 2 orë provimi i detyruar dhe tre orë provimi me zgjedhje. Vëllim i pyetjeve do të jetë i atillë që të ketë kohë edhe maturanti i nivelit bazë, që ne ndonjëherë e quajmë të botët dhe maturanti i nivelit mesatar dhe ai që kërkon të marr notën më të lartë", tha Mehmeti.
Edhe këtë vit, sipas specialistëve të MASH, numri i pyetjeve në testim do të jetë i njëtë, ndërkohë që formulari, për renditjen e degëvë, do të plotësohet pas katër provimeve të maturës në muajin korrik.
Edlira Sulejmani