E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ndahen detyrat per zgjedhjet. Rama takon ambasadorin e BE

Mbledhja e rradhes e grupit parlamentar socialist eshte paraprire nga nje takim relativisht i gjate i Kryetarit Edi Rama dhe ambasadorit te BE-se ne Tirane, Etore Sequi. Takimi i diplomatit europian me drejtuesit e PS, eshte i dyti brenda pak ditesh  dhe eshte mbajtur i panjoftuar per mediat.

Ne qender te tij, ka pasur kërkesat e socialisteve per zgjedhjet e majit, ne menyre qe te garantohet nje proces i rregullt dhe i ndershem sic kane bere publike kërkesat ata, parasisht se ne menyre zyrtare nuk eshte bere publike cfare eshte diskutuar mes tyre mbi procesin zgjedhor te majit, qe po mbahet ne nje klime te tensionuar politike.

Zgjedhjet e majit ishin porosia kryesore qe drejtuesi i partise Socialiste Edi Rama iu la deputeteve ne mbledhjen e grupit parlamentar. Mbyllja e listave te kandidateve dhe përqendrimi i strukturave te gara e tete majit, jane diskutuar ne mbledhjen e deputeteve socialiste.

Listat e kandidateve te PS deri tani jane mbyllur ne masen 80 % ne te gjithe vendin, pohojne burime brenda grupit socialist te cilet kane marre udhëzimin e paraqitjes se plote te tyre per seleksionimin ne fazen e pare. Me problematike mbeten komunat, ndersa jane fiksuar ne pjesen me te madhe te bashkive rikandidimi i krereve aktuale. Ndersa ne aksionin parlamentar, socialistet kane marre nismen per hetimin e asaj qe socialistet e quajten “parlamentarizmi”, por ne thelb eshte veprimtaria e kryetares Jozefina Topalli.

Ndryshimi vetem nga mazhoranca i rregullores se kuvendit dhe përjashtimi i disa deputeteve te Partise Socialiste nga seanca jane nje shkelje e rende e demokracise parlamentare, pohuan pas mbledhjes se grupit deputete socialiste, per te cilet eshte e nevojshme identifikimi i shkeljeve permes hetimit parlamentar, shkelje qe sipas tyre jane theksuar edhe nga komisioni europian ne raportin te vitit te shkuar.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›