E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A1, nis sot plotësimi

Duke filluar që sot, të gjithë maturantët do të mund të tërheqin formularët A1, që ju mundëson atyre të zgjedhin lëndët për të cilat do të duan të testohen. Ndërsa për ata që kanë mbaruar në vitet e mëparshme, autoritetet e arsimit kanë publikuar një formular tjetër, A1Z. Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Vejsiu, ka sqaruar disa nga detajet e plotësimit të këtij formulari si dhe afatet e plotësimit të tij. “Formulari A1 dhe A1Z janë të kopjueshëm, nuk janë të personalizuar. Kjo bën që ai që merr një kopje, të bëjë një tentativë, të ushtrohet, të pyesë, të konsultohet me mësuesin kujdestar. Në këtë formular është dora e tre personave që mund ta plotësojnë atë. Kanë afatin deri në datën 10 mars”, - shpjegon Vejsiu. Drejtori i Arsimit Parauniversitar sqaron se katër provimeve, ndryshe nga vitet e mëparshme, do t’i nënshtrohen të gjithë maturantët, edhe ata të shkollave sportive apo artistike. Pa marrë këto provime, ata nuk do të mund të futen në konkurse, duke humbur kështu të drejtën e studimit. “Diploma ka katër elementë, 4 provime, dy provime me detyrim që është Letërsia dhe Matematika dhe dy me zgjedhje që zgjidhen nga kjo menu. Në ato 17 lëndë mund të zgjedhë dy të tilla”, - sqaron më tej Vejsiu. Ndërkaq, pesë lëndët e reja me zgjedhje të listuara këtë vit për herë të parë në formularin A1, do të mund të përzgjidhen vetëm nga maturantët e shkollave të mesme artistike dhe koreografike. Sipas rregullave të vendosura nga Ministria e Arsimit, vetëm maturantët e shkollave artistike dhe koreografike mund të zgjedhin duke qarkuar vetëm njërën nga lëndët e pikave 13-17 (Histori muzike, Harmoni, Histori arti, Anatomi, Histori baleti). Ndërsa përsa i përket gjuhëve të huaja, maturantët do të kenë të drejtë të përzgjedhin vetëm njërën Po ashtu, maturantët do të kenë të drejtë të përzgjedhin vetëm njërën nga pesë që janë në formularin A1. Kështu, bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje, qarkoni dy lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre. Për shembull, 6.Njohuri për shoqërinë dhe 8.Gjuhë angleze. Kujdes! Mund të zgjidhni duke qarkuar vetëm njërën nga lëndët e pikave 8-12 (Gjuhë angleze, Gjuhë frënge, Gjuhë italiane, Gjuhë gjermane, Gjuhë spanjolle).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›