PER MBROJTJEN E VECANTE PERSONALE, FAMILJARE DHE PASURORE TE GJYQTAREVE DHE SIGURIMIN E JETES DHE PASURISE SE TYRE.
Projektvendimi per mbrojtjen e vecante personale, familjare dhe pasurore te gjyqtareve te Gjykatave te Rretheve Gjyqesore, Gjykatave te Apelit, Gjykates se Larte, Gjykatave per Krime te Renda, gjyqtareve te Gjykatave te Apelit per Krime te Renda, gjyqtareve te Gjykatave te Rretheve Gjyqesore dhe atyre te Apelit" eshte nje nisme e rendesishme e Ministrise se Drejtesise si nje permbushje e detyrimit ligjor te parashikuar nga Ligji Nr.9877, date 18.92.2008 " Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise" dhe Ligji Nr.9110, date 24.07.2003 "Per organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave per Krime te Renda".
Ne nenin 24 te Ligjit Nr.9877, date 18.92.2008 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise" gjyqtarit i njihet e drejta per mbrojtje te vecante nga shteti per veten, familjen dhe pronen per rrethana serioze qe i kercenojne jeten, familjen dhe pronen. Kriteret dhe procedurat e mbrojtjes do te percaktohen me vendim te Keshillit te Ministrave.
Ne nenin 9 te Ligjit Nr.9110, date 24.07.2003 "Per organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave per Krime te Renda" percaktohet se gjyqtaret e Gjykatave per Krime te Renda dhe te Gjykatave te Apeleve per Krime te Renda gezojne edhe keto te drejta e garanci, si mbrojtje te vecante personale, familjare dhe pasurore si dhe ruajtje te afert fizike.
Po ashtu, sipas nenit 10 te po ketij ligji brenda 3 muajve nga hyrja ne fuqi e ligjit, pasi te kete marre mendimin e Keshillit te Larte te Drejtesise, Keshilli i Ministrave duhet te nxjerre akte nenligjore te nevojshme lidhur me sigurimin e ruajtjen e posacme te mjediseve te punes, ruajtjen e afert fizike, mbrojtjen familjare dhe pasurore si dhe masa te tjera qe lidhen me mbrojtjen e posacme te gjykatave te Krimeve te Renda, te Gjykatave te Apelit per Krime te Renda, si dhe gjyqtareve te tyre.
Propozimi i projekt-vendimit nga Ministria e Drejtesise eshte ne vazhden e masave legjislative e institucionale te ndermarra per permiresimin e funksionimit te sistemit te drejtesise. Gjyqtaret e Gjykatave per Krime te Renda dallohen per shkallen e rrezikshmerise qe ata te ndeshin gjate ushtrimit te detyrave te tyre funksionale dhe ligjore gjate gjykimit te ceshtjeve te ndryshme, shpeshhere me rrezikshmeri te theksuar.
Per kete arsye, garantimi i shendetit, jetes dhe i nje mjedisi sa me te sigurte, po ashtu edhe i familjes e prones eshte jo vetem nje detyrim ligjor, por edhe nje parakusht per realizimin e plote te detyres se gjyqtareve. Miratimi i ketij projekt-vendimi do te ndikoje ne menyre te drejteperdrejte ne rritjen e garancive qe shteti ndermerr per funskionaret e tij, me qellim qe ata te kryejne detyren ne menyre sa me te qete, te sigurte dhe efektive.
Ne projektvendim jane percaktuar kushtet dhe modalitetet lidhur me sigurimin e mbrojtjes se vecante te gjyqtareve te Gjykatave per Krime te Renda ne rrezik.
Sipas projektvendimit per sigurimin e nje mbrojtje te posacme dhe sa me efikase eshte parashikuar ngritja e nje komisioni te posacem, i cili do te shqyrtoje kerkesat e paraqitura nga ana e gjyqtareve te Gjykatave per Krime te Renda, kur per shkaqe qe lidhen me detyren atyre u kercenohet jeta, familja ose prona. Ky komision do te kete ne perberje te tij perfaqesues te institucioneve me te rendesishme te drejtesise, si Ministrse se Drejtesise, Ministrise se Brendshme, KLD-se, Kryetari i Gjykates prane se ciles ushtron detyren gjyqtari kerkues si dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, duke i dhene ne kete menyre nje rendesi te vecanta cdo kerkese te paraqitur nga gjyqtaret dhe duke siguruar nje shqyrtim sa me profesional dhe te drejte te saj.
Projekt-vendimi ka parashikuar menyren e zhvillimit te mbledhjeve, afatet si dhe vendimet qe mund te marre Komisioni pas shqyrtimit te kerkeses. Percaktimi i struktures, organikes se nevojshme per mbrojtjen e vecante te gjyqtareve, trajtimit financiar te punonjesve te policise se shtetit te ngarkuar me kete detyre, llojit i armatimit dhe i pajisjeve ndihmese, kriteret e perzgjedhjes se efektivave si dhe rregullat per menyren e zbatimit te masave do te jene ne kompetence te Ministrit te Brendshem.
Ky projektvendim do te zbatohet edhe per gjyqtaret e tjere te sistemit gjyqesor te cileve per shkak te detyres u rrezikohet jeta, familja apo pasuria. Keta gjyqtare, ne zbatim te ligjit nr 9877 do te perfitojne mbrojtje te vecante vetem ne rast se e kerkojne vete.
Lidhur me mbrojtjen e vecante te gjyqetareve te Gjykates se Larte, ajo do te realizohet sipas kesaj VKM-je deri ne momentin e rishikimit te ligjit organik te saj. Ne ligjin nr.8588, date 15.03.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Larte te Republikes se Shqiperise" nuk eshte parashikuar nje dispozite e vecante qe te rregulloje mbrojtjen e posacme te ketyre gjyqtareve, por sipas nenit 31 te ketij ligji per probleme te cilat nuk gjejne zgjidhje ne kete ligj, do te zbatohen dispozitat e ligjit per organizimin e pushtetit gjyqesor.
Per sa i perket gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese, ata nuk jane subjekt i ketij vendimi, per shkak se ne baze te ligjit ligj nr.8577, date 10.2.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise", kur ketyre gjyqtare u rrezikohet jeta, familja apo pasuria, ata mbrohen nga organet perkatese, te ngarkuara me ruajtjen e personaliteteve te larta.
Gjithashtu eshte parashikuar qe gjyqtareve te gjykatave per krime te renda tú sigurohet financiarisht nga shteti jeta, aftesia per pune dhe prona, nepermjet lidhjes se kontratave te sigurimit me shoqerite e sigurimeve. Kjo per faktin se ne rast se per shkak te ushtrimit te detyres se tyre shkaktohet vdekje e tyre apo familjareve te tyre apo demtohet pasuria e tyre ne menyre te qellimshme ata, te mund te perfitojne kur eshte rasti, per vete apo familjaret, shumen sigurimit per te perballuar veshtiresite financiare me te cilat mund te perballohen eventualisht. Shteti merr persiper te paguaje primin e sigurimit te jetes dhe pasurise se gjyqtarit, mbi bazen e dokumentacionit qe do te hartoje ZABGJ per kete qellim. Me llojin e pasurise duhet te kuptohet sigurimi i pasurise se paluajtshme dhe konkretisht vetem shtepia ku ata banojne. Ky sigurim eshte perfshire ne kete projektvendim edhe per te diferencuar statusin e Gjyqtareve te Krimeve te renda perkundrejt gjyqtareve te zakonshem per te qene ne perputhje me kuadrin ligjor qe e ben nje ndarje te tille.
Per sa i takon efekteve financiare ato konsistojne:
- Ne drejtim te shqyrtimit te kerkesave per mbrojtje te posacme efekte financiare nuk ka sepse aktualisht vepron VKM nr. 38, date 26.1.2001 qe jep mbrojtje te posacme per personat ne rrezik, dhe ku njekohesisht ekziston nje strukture e cila siguron nje mbrojtje te tille.
- Ne drejtim te kontratave te sigurimit. Nga te dhenat e tregut rezulton se primi i sigurimit nga aksidentet dhe te jetes, duke marre si mesatare rrogen prej 10000 leke, varion ne 0.5 % e shumes se siguruar deri ne 5 000 000 leke, pra rreth 25 000 leke ne vit per person.
- Gjyqtare te Krimeve te Renda (ne shkallen e pare dhe te dyte) qe perfitojne nga ky vendim jane gjithsej 27 dhe ne total shuma e sigurimit te jetes eshte rreth 675000 leke.
Miratimi i ketij projektvendimi eshte i nje rendesie primare ne kuadrin e perpjekjeve per nje lufte sa me te sukseshme kunder krimit, duke krijuar te gjitha kushtet e garancite e nevojshme per gjyqtaret te cilet jane nder aktoret kryesore te ketyre perpjekjeve.
M I N I S T R I
ENKELEJD ALIBEAJ