E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A2, gabime qe s’duhen bere

Qe nga lista me fituesit e fundit per cdo dege, koeficientet, e deri te rezultatet e maturanteve
Nje numer i konsiderueshem maturantesh kane bere gabime ne zgjedhjen e degeve gjate vitit te kaluar. Per kete, specialistja e APRIAL-it, Feruze Shakaj ka pergatitur nje studim, duke renditur keshilla se si duhen perdorur te gjithe elementet dhe duke sugjeruar cfare s’duhet te bejne kandidatet e sivjetme per studente. Duke marre parasysh eksperiencat e viteve te kaluara te procesit te Matures Shteterore, Shakaj ka shtruar nje sere pyetjesh, te cilave u eshte pergjigjur me radhe.
Komponentet
Specialistja Shakaj ka listuar komponentet kryesore qe ndikojne ne zgjedhjen e degeve, dhe qe ndihmojne ne procesin e llogaritjeve paraprake per te bere nje perzgjedhje optimale. Ato jane: Tabelat e fituesit te fundit, te cilat shpallen ne fund te cdo faze, rezultatet e maturanteve ne provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje si dhe ndryshimi i koeficienteve te shkollave, si dhe koeficienteve te lendeve me zgjedhje. Duke marre ne analize elementin e pare, pra piket e fituesit te fundit ne cdo dege, specialistja thekson se ky tregues nuk rezultoi aq efektiv. Konkretisht, sipas saj, ne tabele per shembull ne programin e Administrim Biznesit te UT, i klasifikuari i fundit ne keto vite, ka nje diference prej 400 pikesh ne rritje nga viti ne vit per shkak te disa treguesve. Se pari, permendet rritja e numrit te konkurrenteve nga viti ne vit, fakt ky qe duhet marre parasysh para se te behen llogaritjet paraprake. Se dyti, rezultatet e provimeve te detyruara dhe atyre me zgjedhje. Per keto te fundit, nga analizat statistikore qe jane bere, eshte vene re se ne vitin 2009, rezultatet e arritura ne pergjithesi ne te gjitha provimet kane qene shume me te larta se ato te viteve paraardhese. Keshtu, duke bere nje krahasim nga baza e te dhenave per dy vitet 2008-2009, verejme se per Maturen 2008 vetem 43 maturante arriten qe ne vleresimin e tyre t’i kene notat me te larta se 9, kurse ne vitin 2009 numri i maturanteve qe kane arritur rezultate te tilla eshte 224 pra 5.2 here me i madh se ne 2008.
Koeficientet
Ne te tre vitet e Matures Shteterore qe u moren ne analize ne kete studim, koeficientet kane pesuar disa ndryshime, qe padyshim jane pasqyruar dhe ne luhatjet e pikeve te grumbulluara nga maturantet nga viti ne vit. Per ndryshimet e tyre nga viti ne vit, jane bere disa shpjegime, qe specialistet e APRIALIT kane bere ne botimin “Matura Shteterore te vitit 2009”. Bazuar ne faktoret e mesiperm, jane zhvilluar edhe disa trajnime per mesuesit kujdestare ne DAR-e dhe ZA, duke synuar gjithmone ndergjegjesim e maturanteve per zgjedhje te bazuara ne deshirat e tyre dhe meriten e arritur ne menyre individuale. Ketij keshillimi i ka sherbyer dhe informacioni i vazhdueshem ne faqen zyrtare te MASH –it, si dhe ne media e shkruara dhe vizive. “Megjithate, theksojme se per nga rendesia e procesit, studimi i te dhenave statistikore te viteve te shkuara eshte pika baze e orientimit, por jo e vetmja. Permiresimi i procesit te pranimit si cdo veprimtari tjeter do kohen e nevojshme per te dhene rezultat”, eshte shprehur specialistja Feruze Shakaj. Per kete arsye, sipas saj, eshte ne interes si te APRIAL, ashtu edhe paleve te perfshira ne te dhenia e ideve dhe mendime qe cojne natyrshem drejt nje sistemi unik, kombetar dhe te vlefshem. Vetem ne kete rast mund te mendonim se kjo ndermarrje e rendesishme, ka mundur ta afroje arsimin shqiptar me standardet e nevojshme te shoqerive te perparuar, ku edukimi ngelet nje prej vlerave madhore te nje kombi.
L.Ndoka

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›