E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri, lejet mjedisore sipas ndotjes dhe madhesise

Per te marre leje mjedisore per hapjen e nje aktiviteti duhet qe ti nenshtrohesh nje sere procedurash te reja. Nderkohe qe kjo leje mjedisore nuk do te jete e njejte per te gjitha llojet e aktivitetit. Keto jane kushtet kryesore qe parashikon, ligji i ri i miratuar nga Ministria e Mjedisit, e cili parashikon qarte dhe kriteret per te marre leje mjedisore. Projektligji decentralizon miratimin e lejeve mjedisore duke i zgjeruar kompetencat strukturave te qeverisjes vendore. “Projektligji qe ne diskutojme sot eshte nje projektligj qe synon te disiplinoje veprimtarine qe ndotin mjedisin, nepermjet vendosjes se nje sistemi lejesh te ndara ne tre kategori, A, B dhe C, ne varesi te permasave te veprimtarise dhe sasise se shkarkimit ne mjedis, efekteve te ndotjes. Percakton qarte kriteret e perfitimet te lejeve mjedisore dhe kerkon zbatimin e teknikave me te mira te mundshme per kapjen dhe kontrollin e ndotjes, koncept qe futet per here te pare ne Shqiperi”, tha Fatmir Mediu, Minister i Mjedisit. Ky projektligj u krijon hapesira investitoreve te huaj, qe investimet teknologjike, te jene te standardeve evropiane, nderkohe qe subjektet per here te pare duhet te bejne vetmonitorimin e shkarkimeve te mbetjeve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›