Bashkia rikonstrukton cerdhen e Bregut te Lumit
Nje cerdhe e saporikonstruktuar ne zonen e Bregut te Lumit, do te hape tashme dyert per femijet e kesaj zone periferike. Godina do te funksionoje si nje institucion i integruar, cerdhe/kopsht dhe eshte rehabilituar me nje fond prej 27.3 milione lekesh, nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes. Kryebashkiaku Rama, i pranishem ne perurimin e kesaj cerdheje, iu referua kushteve te veshtira sociale, me te cilat ndeshen banoret e zones periferike te ”Bregut te Lumit”, duke vene njekohesisht theksin, ne investimet e kryera nga Bashkia e Tiranes ne kete zone, e konkretisht ne kushtet dhe standardet cilesore qe cerdhja e saporikonstruktuar do te ofroje per femijet, ne menyre qe ata te mund te hedhin te sigurt hapat e para, drejt mirerritjes se tyre. Cerdhja ka nje kapacitet ku do te mund te akomodohen rreth 80 femije, te cilet do te perfitojne nje sherbim cilesor, ne saj te nje investimi serioz dhe bashkekohor, realizuar ne ambientet e ketij institucioni. Rikonstruksioni dhe shtimi i ambienteve ekzistuese ka permiresuar ndjeshem kushtet e godines, perfshire ketu edhe sistemin qendror te ngrohjes, instalimin e radiatoreve ne te gjithe ambientet e cerdhes, kuzhinen profesionale si dhe pajisjen e ketyre ambienteve sipas standardeve bashkekohore.