Ambasadori Borchard: Edhe femijet e kane dhimbjen neuropatike
Dhimbja neuropatike eshte po aq shqetesuese per Shqiperine sa dhe per te gjithe boten. Ajo eshte nje nga problemet kryesore madhore te sherbimit shendetesor ne pergjithesi dhe kirurgjise, sherbimit te traumes, ortopedise dhe kirurgjise vazale ne vecanti. Ambasadori gjerman ne Tirane, Bernd Borchardt i pranishem ne kete aktivitet, u ndal ne dhimbjen e personave te gjymtuar ne zonat e minuara. “Qeveria gjermane mbeshtet Shqiperine prej shume vitesh per kalimin me sukses te pasojave te luftes se Kosoves, ne menyre te vecante ne cminimin e zonave kufitare”, tha ambasadori gjerman. Sipas tij, dhimbjet e njerezve qe kane humbur pjese gjymtyresh si per shembull, permes minave te vendosura ne toke, jane nje problem i konsiderueshem biomjekesor ende i pazgjidhur. Lufta ne Kosove ne periudhen ’98-‘99, konfliktet ne Afrike e ne Azine Juglindore, kane bere qe shume njerez te jetojne me gjymtyre te amputuara, mes tyre shume femije, viktima te perdorimit te perhapura te minave anti-njeri. Rreth 80 per qind e te amputuarve, sipas Borchard, ankohen nga dhimbjet fantome, te cilat jane problem i madh prej shume vitesh e qe rendon mbi cilesine e jetes se tyre dhe mundesine e punesimit e pavaresise.