E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillohet simpoziumi shkencor për dhimbjet neuropatike

Dhimbja kronike neuropatike duke përfshirë këtu edhe dhimbjen kronike të këmbës së amputuar janë një problem madhor ende i pazgjidhur nga ana biomjekësore.

Ky problem prek të gjitha vendet, si ato të zhvilluara ashtu edhe ato në zhvillim. Shoqata shqiptare e trajtimit të dhimbjes ka organizuar simpoziumin shkencor ndërkombëtar me temë " Mekanizmat që fshihen pas dhimbjes neuropatike dhe dhimbjes fantomë".

I ftuar në këtë simpozium ishte dhe ambasadori gjerman Bernd Borchardt i cili theksoj se dhimbjet kronike të njerëzve që kanë humbur gjymtyrët është një problem i madh biomjeksor.

Aktualisht po paraqiten modalitete të reja të trajtimit, si rezultat i një studimi më të thellë të proceseve neurofiziologjike që zhvillohen në nervin e dëmtuar ose në nervin e këmbës së amputuar

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›