Formulari A2, universitetet, si ndryshojnë kërkesat nga preferenca e parë deri tek e dhjeta
Te degët më të kërkuara fluksi i kërkesave nuk ka diferencë të madhe. E kundërta ndodh për programet e “dorës së dytë”, kërkesat rriten nga fundi
Jonida Tashi
Formulari A2, i cili do të mbërrijë shumë shpejt në duart e mijëra maturantëve duhet të plotësohet me shumë kujdes për të mos humbur të drejtën e studimit. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Pranimeve në Universitete (APRIAL), shpjegojnë për maturantët se si shpërndahen fituesit e universiteteve sipas preferencave dhe cili është ndryshimi i kërkesave duke lëvizur nga preferenca e parë e deri tek e dhjeta. Sigurisht që po të marrim shifrën prej 471 kërkesave për Gazetarinë si preferencë të parë, apo shifrën 518 kërkesa si preferencë të dytë, është e pamundur që të gjithë maturantët të fitojnë, por nëse bëhet një llogaritje e saktë duke marrë parasysh kërkesat për çdo degë dhe vlerësimet personale, shanset për të mos ngelur pa shkollë janë të mëdha. Për të kuptuar si funksionon sistemi i pranimeve në universitete mbi të dy kriteret meritë dhe preferencë, por edhe për një informacion më të detajuar, më poshtë po paraqesim një tabelë, ku fituesit e shpallur jepen sipas preferencës së kërkuar prej tyre. Shembulli do t’i referohet vetëm Universitetit të Tiranës, për fituesit e shpallur në fazën e parë të pranimeve.
Ndryshimi
Cili është ndryshimi i kërkesave duke lëvizur nga preferenca e parë e deri tek e dhjeta? Sipas specialistëve, këtu panorama e kërkesave është tepër e veçantë, pasi është programi i studimit ai që e përcakton këtë raport. Padyshim aty ku kemi të bëjmë me programe studimi të kërkuara, fluksi i madh i kërkesave nuk përbën ndonjë diferencë të madhe midis preferencës së parë dhe të dhjetë. Por, e kundërta ndodh për programet e “dorës së dytë”, që janë degë më pak të preferuara nga të rinjtë. Në këto programe, në preferencat e para ka një numër të vogël kërkesash dhe ato vijnë duke u rritur në preferencat e fundit. Shpjegimi në këtë rast sipas specialistëve, është se shpeshherë këto preferenca plotësohen si një mundësi për të mos ngelur fare pa të drejtë studimi, për ata maturantë që me rezultatet e tyre nuk përmbushin dot kriterin e meritës për programet e kërkuara. Më poshtë jepen dy shembuj që tregojnë se si ndryshojnë kërkesat sipas 10 preferencave te programi i studimit Gazetari dhe te programi i studimit Kimi.
Pranimet
U bënë tashmë tre vjet që në sistemin e pranimeve në universitetet publike të vendit, Ministria e Arsimit ka marrë përsipër të zbatojë parimin Meritë–Preferencë dhe të përcaktojë fituesit për çdo program studimi. I gjithë ky proces realizohet duke angazhuar dy institucionet e vartësisë: Agjencinë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) dhe Agjencinë Kombëtare të Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL). Për të marrë kërkesat e maturantëve për programet e studimit që ata duan të ndjekin, përgatitet një formular i posaçëm ku shpallen të gjithë programet e studimit që ofrojnë universitetet shqiptare. Po në këtë formular merret dhe nota mesatare e maturantit. Kjo përbën elementin e pestë të meritës, i domosdoshëm në formulën llogaritëse të pikëve të maturantit. Kërkesat e maturantëve për programe studimi janë 10, të renditura sipas preferencave të tyre, të cilat merren parasysh në klasifikimin përfundimtar. Me marrjen dhe hedhjen e këtyre kërkesave, në bazën e të dhënave janë të gjithë elementët e nevojshëm për llogaritjen e pikëve të secilit maturant. Për përcaktimin e fituesve, ndër kandidatët maturantë konkurrentë, përdoret një program kompjuterik. Ky program rendit të gjithë kërkuesit për secilin program studimi, sipas rendit zbritës të pikëve. Më pas merr në konsideratë preferencat dhe i jep përparësi preferencës më të lartë.
Shembujt si ndryshojnë kërkesat nga preferenca e parë e deri tek e dhjeta
Programi i studimit 04-Gazetari
Kërkesat nuk kanë diferencë të madhe
Preferenca P.1 P.2 P.3 P.4 P.5 P.6 P.7 P.8 P.9 P.10
Kërkesa 471 518 607 642 628 629 542 587 486 426
Programi i studimit 05-Kimi
Rriten kërkesat tek preferencat e fundit

Kërkesa 33 32 55 69 76 88 135 128 148 144
Shembujt me fituesit e shpallur sipas preferencave
Emërtimi i Degës P.1 P.2 P.3 P.4 P.5 P.6 P.7 P.8 P.9 P.10
Fak. i Mjëksisë 417 75 41 17 6 2 2 0 0 0
Mjekësi e Përgjithshme 239 42 19 0 0 0 0 0 0 0
Farmaci 90 10 0 0 0 0 0 0 0 0
Stomatologji 79 1 0 0 0 0 0 0 0 0
Shëndeti Publik 9 22 22 17 6 2 2 0 0 0

Fak. Histori- Filologji 68 47 50 47 42 40 36 22 18 10
Histori 16 8 18 13 15 9 10 2 5 4
Gjeografi 16 6 10 11 8 15 11 10 8 5
Gjuhë-Letërsi 18 15 9 10 14 9 10 10 5 0
Gazetari 18 18 13 13 5 7 5 0 0 1
23 Qershor 2009