ISHP, mbi 315 persona në vit humbasin jetën nga aksidentet rrugore
Spitali Ushtarak, gjatë sezonit të verës numri i aksidenteve shkon në 100 në ditë. Ardhja e emigrantëve shton numrin e aksidenteve në të gjithë rrugët e vendit
Emanuela Sako
Rreth 315 persona në vit humbasin jetën nga aksidentet rrugore në të gjithë vendin. Aksidentet rrugore kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit dhe shkaqet janë të njëjta. Statistikat janë përpiluar nga ISHP-ja, e cila ka renditur moshat dhe shkaqet e aksidenteve. Pjesa dërrmuese e tyre shkaktohet nga moshat 18 – 30 vjeç, të cilët konsiderohen si më të pakujdesshëm në timon. Sipas studimit të kryer, gjatë sezonit veror shtohet numri i aksidenteve. Shifrat në këtë stinë shënojnë rreth 100 aksidente të ndryshme në ditë. Spitali Ushtarak përballon numrin më të madh të aksidente në rrugë, në ndërtim, apo aksidente të llojeve të ndryshme. Mjekët shprehen se sezoni veror sjell një numër tepër të lartë pacientësh në dyert e spitaleve.
Shkaqet
ISHP-ja ka bërë një renditje të shkaqeve të aksidenteve të ndodhura në rrugët e të gjithë vendit. Aksidentet rrugore shkaktohen nga shpejtësia nën normat e lejuara, nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit, nga mungesa e sinjalistikës në disa rrugë, si dhe nga infrastruktura e rënduar në disa pjesë të rrugëve. Ndërsa një pjesë e madhe e tyre shkaktohen nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Sipas studimit pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në orët e vona të natës dhe vijnë nga konsumimi i alkoolit dhe shpejtësia nën normat e lejuara. Shumica e aksidenteve rrugore shkaktohen gjatë sezonit të verës, ku shtohet fluksi i ardhjes së emigrantëve, si pasojë shtohet qarkullimi në rrugë dhe ecja e tyre më shpejtësi. Sipas përvojës së viteve të kaluara, emigrantët janë të prirur të ecin me shpejtësi dhe në shumë raste nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas një raporti, emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Itali janë shkaktarët kryesorë krahasuar me emigrantët që jetojnë në Greqi. Kjo vjen për faktin se emigrantët e ardhur nga Italia ecin më tepër me shpejtësi se ata të ardhur nga shteti grek. Një problem tjetër është edhe mungesa e korsive në rrugë për kalimin e automjeteve në rastet e emergjencave. Ambulancave u duhet të presin në trafik me sinjalet ndezur për të çuar pacientin në spital.
Problematika
Një problem tjetër për aksidentet e ndodhura është trajtimi i pacientëve në spitale. Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, deklaroi pak ditë më parë se ka mungesë të sasive të gjakut për trajtimin e pacientëve të sëmurë dhe sidomos për rastet e aksidenteve. Sipas saj, gjatë sezonit të verës ka shtim të aksidenteve dhe duhet të kryhet trajtimi i tyre me marrjen e gjakut. Numri i dhuruesve në vendin tonë pretendohet se është rritur, por është ende në nivele të ulëta përsa i përket kërkesave. Ministrja ka apeluar që të dhurohet gjak për të gjitha rastet dhe sidomos gjatë sezonit të verës që nevojave për gjak i shtohen dhe rastet e aksidenteve. Furnizimi me gjak në vendin tonë është në nivelin 7 dhurues për 1 mijë banorë, ndërsa duhet të ishte 40 dhurime për 1 mijë banorë.
Shkaqet
Shpejtësia mbi normat e lejuara
Përdorimi i alkoolit
Mosvendosja e rripit të sigurimit
Mungesa e sinjalistikës së rrugëve
Shkalla e ulët e njohjes së zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor
moshat 18 – 30 vjeç
Numri 315 persona në vit
23 Qershor 2009