E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3, afatet per aplikim

Duke filluar nga data 21 tetor, te gjithe maturantet qe duan te aplikojne per fazen e trete te pranimeve, mund te terheqin formularin A3 ne drejtorite arsimore te rrethit perkates. Kjo date parashikohet ne udhezimin per plotesimin e ketij formulari, i cili eshte shperndare dje ne te gjitha Drejtorite Rajonale Arsimore. Keshtu, sipas ketij udhezimi, i gjithe procesi i vleresimit te fituesve duhet te kete perfunduar deri me 5 nentor. Vetem nje dite me pas ne te gjitha universitetet do te shpallen datat e regjistrimeve dhe cregjistrimeve.

Plotesimi

Sipas udhezimit te firmosur nga ministri i Arsimit dhe Shkences Fatos Beja, formularin A3, mund ta plotesojne jo vetem ata qe nuk kane rezultuar fitues gjate dy fazave te para, por edhe ata kandidate qe jane te pakenaqur me degen ku jane klasifikuar ne fazen e dyte. Keshtu, me 21 tetor, kjo kategori do te mund te terheqe formularin A3 prane drejtorise arsimore te rrethit ku kane kryer shkollen e mesme. Nga ana tjeter, te gjithe ata qe nuk jane shpallur ende fitues, kane 5 dite ne dispozicion per ta terhequr, ndersa ata qe duan te ndryshojne preference kane vetem nje dite afat per ta marre ate. Ministria e Arsimit ka shperndare udhezimin se si do te veprohet me formularin A3 dhe ka sqaruar se rreth 4000 fituesit se trete do te shpallen me 5 nentor. Fituesit e fazes se trete do te percaktohen nga Agjencia Kombetare e Pranimeve (APRIAL), sipas pikeve te grumbulluara ne baze te rezultateve te shkolles se mesme, te provimeve te "Matures Shteterore" dhe per disa programe studimi edhe te rezultateve te konkursit si dhe vullnetit te kandidateve i shprehur nepermjet preferences me te larte te zgjedhur prej tyre ne formularin A3. Formulari A3 permban te gjitha kuotat e publikuara vetem pak dite me pare nga MASH, per secilin program studimi te ciklit te pare. Ai shperndahet ne drejtorite arsimore dhe zyrat arsimore, ku edhe do te terhiqet nga kandidatet. Me pas, studentet duhet ta plotesojne dhe ta dorezojne te plotesuar ne institucionin ne te cilin eshte terhequr.

Afatet

Kandidatet qe nuk kane mundur te perfshihen ne listat e fituesve edhe pas perfundimit te dy fazave te para duhet te paraqiten ne DAR/ZA ne harkun kohor 22 deri 26 tetor, per te terhequr formularin A3. Ndersa ata kandidate qe kane rezultuar fitues ne nje nga dy fazat e para, por nuk jane regjistruar si dhe ata qe duan te ndryshojne dege duhet te paraqiten ne APRIAL, deri ne date 22 tetor te ketij viti, ne oren 18:00, per te terhequr formularin A3. Dorezimi nga kandidatet i formulareve A3 te plotesuar behet ne drejtorine arsimore perkatese deri me date 27 tetor, dhe me pas, drejtorite arsimore do te sjellin ne APRIAL formularet A3 te plotesuar me 28 tetor. Pas kesaj date, do te nise perpunimi i te dhenave dhe me 5 nentor do te shpallet lista perfundimtare e kandidateve fitues te ndare sipas programeve te studimit perkates, te renditur sipas rendit zbrites te pikeve dhe preferences me te larte te kerkuar prej tyre ne formularin A3, ne perputhje me kuotat e rishperndara dhe njekohesisht e dorezon kete liste ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Ministria e Arsimit do t'i dorezoje keto lista prane universiteteve me 6 nentor, te cilet do t'i afishojne menjehere ne vende te dukshme ne mjediset e tyre. Ministria e Arsimit detajon ne udhezimin e saj per formularin A3, se regjistrimi i kandidateve fitues, do te behet prane sekretarive mesimore te fakultetit ku jane shpallur fitues, nga data 7 nentor deri me 15 nentor. Ne rast se kandidatet fitues nuk kane deftese pjekurie origjinale te paraqesin dublikaten e defteses se pjekurise se leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore perkatese. Keta kandidate do te evidentohen edhe ne lista te vecanta nga sekretarite e fakulteteve, te cilat te dergohen ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Vetem pas verifikimit te bere nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, do te behet regjistrimi perfundimtar i tyre ne sekretarite perkatese.

Kane te drejte te plotesojne formularin A3 te gjithe kandidatet qe:

Nuk kane mundur te perfshihen ne listat e fituesve per t'u regjistruar ne ciklin e pare te studimeve ne Institucionet publike te Arsimit te Larte ne vitin akademik 2008-2009;

Jane perfshire ne listat e fituesve dhe nuk jane regjistruar ne Institucionet publike te Arsimit te Larte ne vitin akademik 2008-2009;

Jane fitues te regjistruar ne nje program studimi ne vitin akademik 2008-2009 dhe nuk preferojne te ndjekin ate program studimi;

Kane fituar provimet me zgjedhje ne vitet 2007 dhe 2008 dhe nuk figurojne te regjistruar ne programet e studimit ne Institucionet publike te Arsimit te Larte;

Kane fituar konkurset e pranimit ne Akademine e Arteve dhe Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve ne korrik te vitit 2008 dhe kane fituar te dyja provimet me zgjedhje Z1 dhe Z2 ne vitin 2007 ose 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›