E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi, afati i fundit deri me 15 nentor

Udhezimi i publikuar dje nga ministri i Arsimit Fatos beja percakton se regjistrimi i kandidateve fitues, do te behet prane sekretarive mesimore te Institucioneve publike te Arsimit te Larte deri ne daten 15 nentor. Po sipas udhezimit, per te kryer kete proces, kandidati duhet te dorezoje dosjen individuale, me nje sere dokumentesh. Behet fjale per deftese pjekurie, certifikate lindjeje me fotografi, 2 fotografi dhe mandat-arketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.500 leke. Per ata kandidate qe kane fituar ne fazen e pare dhe te dyte, duhet vertetimi i cregjistrimit nga programi i meparshem i studimit. Ne rast se kandidatet fitues nuk kane deftese pjekurie origjinale te kerkuar ne piken 14/a te mesiperme te paraqesin dublikaten e defteses se pjekurise se leshuar nga drejtoria e shkolles se mesme dhe te vertetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore perkatese. Keta kandidate do te evidentohen edhe ne lista te vecanta nga sekretarite mesimore te Institucioneve publike te Arsimit te Larte, te cilat do te dergohen ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences. Pas verifikimit te bere nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, te behet regjistrimi perfundimtar nga sekretarite mesimore te Institucioneve publike te Arsimit te Larte. Veprimet e cregjistrimit perfundimtar te kandidateve te rinj nga sekretarite mesimore te Institucioneve publike te Arsimit te Larte te dokumentohen ne regjistrin baze te studenteve nga data 07.11.2008 deri me date 15.11.2008. Nje kopje e listes se kandidateve te cregjistruar te dergohet ne Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe ne APPRIAL.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›