E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A4, sot nisin aplikimet

Një tjetër mundësi për ata që nuk janë regjistruar ende në asnjë Universitet. Pas formularit A3, një tjetër formular për t‘u plotësuar, për të nisur shkollën në ato fakultete, ku ka kuota të lira.

Të gjithë studentët që kanë aplikuar formularin A3 dhe nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi, sot duhet të tërheqin për plotësim formularin A4. Më pas këtë formular duhet ta dorëzojnë në drejtoritë arsimore rajonale deri më 28 nëntor.

Aktualisht kuota të parealizuar studimi ka: Universiteti i Tiranës (76 kuota), Universiteti Bujqësor i Tiranës (142 kuota), Universiteti i Elbasanit (373 kuota), Universiteti i Gjirokastrës (627 kuota), Universiteti i Korçës (530 kuota), Universiteti i Shkodrës (411 kuota), Universiteti i Vlorës (574 kuota).



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›