E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: 10% nga privatizimet, për ish të përndjekurit

Qeveria siguron fondin për kompensimin e ish të përndjekurve nga privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore. 10% e privatizime do t`i bashkëngjiten fondit të posacëm për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, duket se ka dëgjuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për të përdorur një pjesë të fondit të privatizimeve për kompensimin e ish të përndjekurve politikë të diktaturës.

Nga ana tjetër, të përndjekurit politikë kërkojnë sa më parë dëmshpërblimin për shkak se një pjesë e madhe e tyre janë në moshë të madhe.


Sipas të dhënave, janë 17 mijë e 500 ish të përndjekur politikë që presin të dëmshpërblehen për vitet e tyre të burgut në kohën e regjimit komunist. Sipas të dhënave të projektbuxhetit është parashikuar që për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë të vihen në dispozicion 2 miliardë lekë ose rreth 21 milionë dollarë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›