Formularit A1-Z për maturantët që kanë dhënë provimet me zgjedhje
Autori i Lajmit: Red.
Formulari A1-Z plotësohet për t u regjistruar në Maturën Shtetërore 2009, vetëm nga kandidatët që kanë marrë pjesë në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008 dhe që duan të mbartin, njërën ose të dyja lëndët me zgjedhje, në Maturën Shtetërore 2009. Formulari A1-Z, të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale). Formulari A1-Z, do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse ai është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbasin të drejtën e regjistrimit. Pasi të jenë plotësuar Formularët A1-Z, të dorëzohen pranë Komisionit Shkollor të Maturës -Shtetërore (KSHMSH), ku keni mbaruar shkollën. Në rast se nxënësi ose kandidati, ka bërë gabime në plotësimin e formularit ata mund të plotësojnë një Formular tjetër A1-Z, i cili zëvëndëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës -Shtetërore (KSHMSH), vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2009). Pas këtij afati nxënësi ose kandidati NUK ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera. Plotësimi dhe dorëzimi i Formularëve A1-Z, fillon me datë 20 shkurt 2009 dhe përfundon me datë 10 mars 2009. Formularët A1-Z, pas plotësimit kontrollohen me kujdes për saktësinë dhe më pas firmosen nga nxënësi ose kandidati, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2009, drejtori i shkollës ngarkon një mësues që do luajë rolin e mësuesit kujdestar. Çdo formular duhet të vuloset me vulën e shkollës
II. UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT
Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1-Z, plotësoni:
1. Shkruani emrin e DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla pranë së cilës ju do të jepni provimin;
2. Shkruani emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj;
3. Shkruani emrin e shkollës ku ju keni kryer studimet;
4. Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar)
5. Shënohet ID që keni patur në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008. Nëse jeni pajisur, dy a më shumë herë me ID, shënohet ID e vitit të fundit. (Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës).
6. Shënoni emrin tuaj Shënoni emrin e babait Shënoni mbiemrin tuaj
Kujdes! - të shënohen me shkronja kapitale dhe në përputhje me çertifikatën personale.
- të bëhet kujdes me emrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç).
7. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989).
8. Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh. nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës “Femër”;
9. Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh. ...., 2006, 2007, 2008).
10. Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO.
11. Qarkoni IV ose V, sipas profilit të shkollës që keni kryer.
12. 1. Në hapësirat bosh, të shënohet emri i lëndës (lëndëve) me zgjedhje që do mbartet (mbarten) dhe vitin kur është dhënë provim kjo lëndë. Nëse lënda (lëndët) që do të mbartet (mbarten) janë dhënë provim më shumë se një herë, atëhere në formular duhet të shënohet viti i fundit kur është dhënë provim kjo lëndë.
P.sh., nëse do mbartni lëndën Fizikë, të cilën e keni dhënë provim dy herë, në MSH 2007 dhe MSH 2008,
atëhere në formular duhet të shënoni vitin 2008.
12. 2. - Nëse keni mbartur dy lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve të mëparëshme, kërkesa 12.2 nuk plotësohet.
- Nëse keni mbartur vetëm një lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008, atëhere, në listën e lëndëve me zgjedhje, duhet të qarkoni vetëm një lëndë me zgjedhje. Nëse lënda që keni mbartur është gjuhë e huaj, lënda që do të qarkoni, në listën e lëndëve me zgjedhje, nuk duhet të jetë gjuhë e huaj.
- Nëse NUK keni mbartur lëndë me zgjedhje nga Matura Shtetërore e viteve 2006, 2007, 2008,
atëhere duhet të qarkoni dy lëndë me zgjedhje, në listën e lëndëve me zgjedhje.
Lëndët që do të qarkoni, nuk duhet të jenë të dyja gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkoni;
Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Frënge, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge dhe Gjuhë Italiane.
Shënim:
- Nxënësi, firmos në hapësirën e përcaktuar për të.
- Mësuesi, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të.
- Drejtori, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të.
TABELA NR. 1
INDEKSET E PROFILEVE / DEGËVE TË SHKOLLAVE TË MESME 2009
INDEKSET DEGËT
01 GJIMNAZI DREJTIMI NATYROR
02 GJIMNAZI DREJTIMI SHOQËROR
03 GJIMNAZI DREJTIMI I PËRGJITHSHËM
04 SH. M. P E PAPROFILIZUAR (PARA 2007)
05 GJIMNAZI ME KOHË TË SHKURTUAR
06 NATYROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
07 SHOQËROR 2 GJUHËSH FRANCEZE
08 SHOQËROR 2 GJUHËSH ITALIANE
09 GJUHË E HUAJ ANGLISHT
10 GJUHË E HUAJ FRËNGJISHT
11 GJUHË E HUAJ GJERMANISHT
12 GJUHË E HUAJ SPANJISHT-RUSISHT
13 GJUHË E HUAJ ITALISHT
14 ARTISTIKE KOREOGRAFI
15 ARTISTIKE ARTE FIGURATIVE
16 ARTISTIKE MUZIKË
17 SPORTIVE FUTBOLL
18 SPORTIVE ATLETIKË
19 SPORTIVE VOLEJBOLL
20 SPORTIVE BASKETBOLL
21 PEDAGOGJIKE 4 VJEÇARE
22 PEDAGOGJIKE GREQISHT GJIROKASTËR
23 TEKNIKE 5 VJEÇARE( BANKA/TATIME/SIGURIME)
24 TEKNIKE EKONOMIKE 5 VJEÇARE TURIZËM
25 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 FERMER
26 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 HOTELERI TURIZËM
27 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 MAKINERI BUJQËSORE
28 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE BYLMET MISH
29 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 TEKNOLOGJI USHQIMORE PIJE KONSERVA
30 TEKNIKE 5 VJEÇARE VETERINARI
31 TEKNIKE 5 VJEÇARE AGRO BIZNES
32 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRIK I PËRGJITHSHËM
33 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTRONIKË
34 TEKNIKE 5 VJEÇARE ELEKTROTEKNIKË
35 TEKNIKE 5 VJEÇARE MEKANIK I PËRGJITHSHËM
36 TEKNIKE 5 VJEÇARE POLIGRAFIK
37 TEKNIKE 5 VJEÇARE PYJE
38 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK GJEODET
39 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNIK NDËRTIMI
40 TEKNIKE 5 VJEÇARE TEKNOLOGJI USHQIMORE
41 TEKNIKE 5 VJEÇARE TELEKOM
42 HARRY FULTZ MENAXHER AUTOMOBILASH
43 HARRY FULTZ BIZNES
44 HARRY FULTZ ELEKTRIKE
45 HARRY FULTZ ELEKTRONIKË
46 TEKNIKE 4 VJEÇARE (PARA 2007)
47 TEKNIKE PROFESIONALE ME KOHË TË SHKURTUAR
48 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 PERPUNIM DRURI
49 TEKNIKE PROFESIONALE 3+2 KONFEKSION-STILIM
50 PROFILI IM S ËSHTË NË LISTË
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009