Maturantët, si duhet plotësuar Formulari A1 deri më 20 shkurt
Autori i Lajmit: Red.
Maturantët kanë afat për ta plotësuar Formularin A1 deri në datë 20 shkurt dhe duhet ta dorëzojnë deri më datë 10 mars 2009. Formulari A1 plotësohet për t u regjistruar në Maturën Shtetërore 2009, vetëm nga maturantët e vitit 2009 si dhe nga kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2009 dhe nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2006, 2007, 2008. Ky formulari duhet të plotësohet me shkronja të mëdha (kapitale). Formulari A1, do të konsiderohet i vlefshëm vetëm nëse është plotësuar në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme. Në rast të kundërt ai do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nxënësi ose kandidati humbet të drejtën e regjistrimit.
Korrigjimi
Pasi të jetë plotësuar formulari A1, duhet të dorëzohet pranë Komisionit Shkollor të Maturës -Shtetërore (KSHMSH), ku vazhdoni ose keni mbaruar shkollën. Në rast se nxënësi ose kandidati, ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ata mund të plotësojnë një Formular tjetër A1, i cili zëvëndëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga Komisioni Shkollor i Maturës -Shtetërore (KSHMSH), vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij (10 mars 2009). Pas këtij afati nxënësi ose kandidati NUK ka të drejtë të bëjë ndryshime të tjera.
Afati
Plotësimi dhe dorëzimi i Formularit A1, fillon me datë 20 shkurt 2009 dhe përfundon me datë 10 mars 2009. Formularët A1, pas plotësimit kontrollohen me kujdes për saktësinë dhe më pas firmosen nga nxënësi ose kandidati, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës. Për kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2009, drejtori i shkollës ngarkon një mësues që do luajë rolin e mësuesit kujdestar. Çdo formular duhet të vuloset me vulën e shkollës.
II. UDHËZIME TË DETAJUARA PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT
Në hapësirat e lëna bosh tek Formulari A1, plotësoni:
1. Shkruani emrin e DAR ose ZA, ku ndodhet shkolla pranë së cilës ju do të jepni provimin;
2. Shkruani emrin e qytetit ose fshatit, në të cilin ndodhet shkolla juaj;
3. Shkruani emrin e shkollës ku ju po studjoni ose ku ju keni kryer studimet;
4. Bazuar në tabelën Nr.1 (Indekset e profileve/degëve), gjeni indeksin e degës dhe shënoni numrin që përfaqëson dega që ju po ndiqni ose keni ndjekur, p.sh. Gjimnazi Drejtimi Shoqëror, në tabelë ka indeksin 02, në formular ju do shënoni numrin 02. (Plotësohet në bashkëpunim me mësuesin kujdestar).
5. Shënohet ID që keni patur në Maturën Shtetërore 2007, 2008. Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, VETËM nga ata nxënës që kanë dhënë provimet e detyruara, dhe ata që kanë mbetur, në një ose në të dy provimet e detyruara, në Maturën Shtetërore 2007, 2008.
6. Shënoni emrin tuaj Shënoni emrin e babait Shënoni mbiemrin tuaj
Kujdes! - të shënohen me shkronja kapitale dhe në përputhje me çertifikatën personale.
- të bëhet kujdes me emrat që përmbajnë shkronjat (Ë) dhe (Ç).
7. Shënoni datëlindjen tuaj, duke plotësuar me dy shifra ditën dhe muajin, (p.sh. 05/12/1989).
8. Vendosni një shenjë në formë kryqi në kutinë që i përket gjinisë suaj. P.sh. nëse i përkisni gjinisë femërore shënoni një kryq [X] në kutinë përbri fjalës “Femër”;
9. Shënoni vitin kur keni përfunduar studimet në shkollën e mesme, (p.sh. ...., 2006, 2007, 2008 ose 2009).
10. Nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit shënojnë një kryq [X] në kutinë përbri PO.
11. Qarkoni IV ose V dhe shkronjat përkatëse A, B, C, D, E, F, G, H, I, K, L, M, N, O, P, Q, R, S, U. (P.sh. nëse jeni në klasën IV B, qarkohet IV dhe shkronja B dhe nëse jeni në klasën V D, qarkohet V dhe shkronja D). Kur nxënësi ka mbaruar studimet para vitit 2009, qarkohet shkronja U.
Në rastin kur shkolla ka përdorur numra për emërtimin e klasave, mësuesi kujdestar të konvertojë, numrin në shkronjë, sipas radhës së përcaktuar më sipër.
12. Shënoni me përgjegjësi, lëndët dhe notat e shkallëzuara D1 dhe D2, për nxënësit që kanë dhënë provimet me detyrim në Maturën Shtetërore 2006, 2007, 2008. Për nxënësit që kanë mbaruar maturën para vitit 2006, do të vendosen notat ekuivalente me provimet e detyruara. Në këtë rast ekuivalentimi bëhet në përputhje me Dëftesën e Pjekurisë origjinale. (Plotësohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, vetëm për nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2009)
13. Bazuar në listën e lëndëve me zgjedhje të poshtëshënuar qarkoni 2 lëndët me zgjedhje që do të jepni provim dhe numrat që u korrespondojnë atyre.
P.sh. 6 NJOHURI PËR SHOQËRINË dhe 8 GJUHË ANGLEZE
Në lëndët që do të qarkohen, vëtëm njëra mund të jetë gjuhë e huaj. P.sh., nuk mund të qarkoni;
Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Frënge, Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Italiane, Gjuhë Frënge dhe Gjuhë Italiane.
Shënim:
- Nxënësi, firmos në hapësirën e përcaktuar për të.
- Mësuesi, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) dhe firmos në hapësirën e përcaktuar për të.
- Drejtori, shkruan emrin dhe mbiemrin (me shkronja kapitale) firmos dhe vulos me vulën e shkollës, në hapësirën e përcaktuar për të.
Ky lajm është publikuar: 12/02/2009