E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi, nga minuta e parë kundër Korfuzit

Goli i madh që shënoi Indrit Fortuzi në fitoren e Iraklisit në transfertë me Larisan dhe që tronditi gjithë Greqinë dhe i dha fitoren e parë në kampionat ekipit selanikas, e ka shëndrruar futbollisti shqiptar ndër më popullorët në qytetin e Selanikut. Por, goli i shënuar pas 410 ditësh, nga ndeshja e fundit e Fortuzit në sezonin 2005-2006, n vetëm 8 minuta lojë, i ka dhënë përfundimisht një vend titullari. Në stërvitjen e sotme të Iraklisit të zhvilluar në fushën ndihmëse të stadiumit Kavtanxogliu, trajneri Jozef Bubenko e ka përfshirë Indrit Fortuzin në grupin e parë të futbollistëve që do të përballen të dielën me ekipin e Korfuzit (teë dielën ora 15:00, ora greke). Për herë të parë gjatë këtij sezoni ekipi i Iraklisit do të grumbullohet në në prag të ndeshjes. Në konferncën e sotme për shtyp trajneri Bubenko e vlerësoi si një fitore të madhe atë me Larisën, që u arrit pas 94 minutash vuajtje. Për ndeshjen e ardhshmem Bubenko pohoi se do të ketë dy-tre ndryshime në formacionin fillestar, por pa përmendur emra, ndërkohë që më gjatë stërvitjes Fortuzi ka qenë në qendër të skemave sulmuese të ekipit. Iraklis renditet i parafundit me 6 pikë, ndërsa kundërshtari i ditës së diel, Korfuzi ndodhet në vendine gjashtë me 15 pikë.
Mina Petro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›