E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mërgim Mavraj: “Ëndrra ime, Manchester United”

Kandidati për të veshur fanelën kuqezi dhe një nga lojtarët që priten të grumbullohen në zborin e muajit dhjetor, mbrojtësi Mërgim Mavraj, që aktivizohet në radhët e SV Darmstadt 98, ku mban fanelën me numrin 20, ka dhënë një intervistë të shkurtër për faqen echo-online.de. 18-vjecari është shprehur se gjëja që dëshiron më shumë, pas të qenit futbollist, është të veshë uniformën e policisë, por nuk harron të përmendë edhe ekipin e tij të preferuar Manchester United dhe idhullin e tij, që është futbollisti i Kombëtare braziliane Ronaldo

-Zitungsflirt: Në cilën moshë jeni transferuar te SV Darmstadt 98?
-Mërgim Mavraj: Në moshën 17 vjec.
-Me cilin ekipi kishit luajtur më parë?
-Me SG Rosenhöhe Offenbach.
-Si e parashikoni të ardhmen tuaj?
-Unë dëshiroj të luaj sa më shumë futboll dhe të jem i sukseshëm.
-Në cilin ekip do të dëshironit të kishit një vend?
-Do të doja te Manchester United.
-Cila ka qenë ndeshja juaj më e bukur deri tani?
-Das Hessenpokalfinale 2006 (Finalja e Kupës Hessen)
-A keni patur një ekip, për të cilin keni qenë fans në fëmijërinë tuaj?
-Naturisht, Manchester United!
-Cili është lojtari juaj më i dashur?
-Futbollisti i Kombëtare braziliane Ronaldo.
-Është ky futbollist edhe idhulli juaj?
-Po, natyrisht.
-Cfarë rezultatesh prisni ju nga Gino Lettieris si trajner?
-Unë mendoj, se ai është shumë kompetent.
-Cili ekipi është kundrërshtari më i frikshëm për ju në Ligë?
-Hëm. Në Ligë nuk kam frikë askënd.
-Si e gjykoni ju atmoseferën në stadium?
-Mund të ishte më e mirë. Tribuna e fansave nuk është kurrë e plotë.
-Cila është sipas mendimit tuaj këtë vit më e rëndesishme, ngjitja në klasifikim apo rrënia nga kategoria?
-Është shumë e qartë që ngjitja në klasifikim.
-Keni ju preferenca të tjera vec futbollit?
-Playstation 2, të takoj miqtë, të ha mirë dhe të shkoj në kinema.
-Cilin rrymë muzikore dëgjoni ju më shumë?
-Hip-Hop Gjerman dhe House.
-Nëse nuk do t'iu ecte si futbollist profesionst, cfarë profesioni tjetër do të preferonit të ushtronit?
-Do të doja me shumë dëshirë të bëhesha polic.
Përgatiti: Dash Frashëri
Marrë nga echo-online.de

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›