E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimi per listat gjykatat Fluksi ne minuten e fundit

Afati i fundit per ankimimeve ne gjykate kur nuk figuron emri ne listen e zgjedhesve eshte 24 ore perpara dites se votimit. Vetem 6 kerkesa jane paraqitur ne gjykaten e Tiranës nga shtetasit qe nuk e kane gjetur emrin ne listat perfundimtare te zgjedhesve per lokalet e 8 Majit. Kjo shifer konsiderohet e paparefillshme krahasuar me numrin e zgjedhesve ne Tiranë. Zedhenesja e Gjykates se Tiranës, Bojana Tancica, shpjegon dokumentacionin qe duhet te paraqesin shtetasit qe nuk e gjejne emrin ne listat e votuesve.

“Gjykata e Tiranës për t’i garantuar të drejtën kushtetuese të gjithë qytetarëve do të pranojë kërkesat çdo ditë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00. Kërkesat mund të përpilohen edhe me shkrim, është i nevojshëm një dokument identifikimi dhe një vërtetim i lëshuar nga njësitë bashkiake. Këto kërkesa do të pranohen deri në 24 orë para datës së votimit. Pra sekretaria gjyqësore do të jetë e hapur deri të premten në orën 24:00” tha Tancica.

Zedhenesja sqaron qe e njeta situate me te njejtin fluks ka qene edhe në zgjedhjet parlametare te 2009. Fluksi vjen en rritje kryesisht ditet e fundit perpara zgjedhjeve.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›