Forumi Crans Montana
Autori i Lajmit: Suela Topi
Raportet e fundit ndërkombëtare, të cilat kritikojnë klimën ekonomike të krijuar në vendin tonë kanë bërë që kryeministri Sali Berisha të dalë vetë në mbrojtje të saj. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në tryezën e forumit Crans Montana, Berisha ka folur për një Shqipëri të sigurt dhe vend tërheqës. Madje, ai ka konfirmuar se Qeveria nuk ka hequr dorë nga projekti për ndërtimin e centralit bërthamor. Aktualisht po hartohet kuadri ligjor. Shefi i ekzekutivit duke iu përgjigjur interesit të investitorëve në tryezën e këtij forumi ka pohuar se kriza energjetike nuk do të përsëritet falë investimeve. Sipas tij, janë rreth 26 kompani të cilat kanë janë të gatshme të nisin investimet në këtë fushë. Ai vlerësoi më tej situatën ekonomike në vend, ndërsa shtoi se Shqipëria është vendi me barrën fiskale më të ulët në Evropë.
Deklarata
Kryeministri Sali Berisha i është rikthyer idesë së tij për kthimin e vendit tonë në një fuqi energjetike rajonale me anë të centraleve bërthamore. Gjatë punimeve në forumin e Crans Montana-s, ai tha se sektori energjetik mbetet prioritet i Qeverisë, e cila është e interesuar edhe për prodhimin e energjisë nga centralet nukleare. “Një TEC është duke u ndërtuar në Vlorë dhe një hidrocentral po ndërtohet në Kalivaç, por po bëhen përpjekje të mëdha për të gjeneruar burimet tona të energjisë. Janë 26 kompani të kontraktuara dhe kontratat janë aprovuar nga Këshilli i Ministrave për HEC-e me përmasa të ndryshme, por ka edhe projekte të tjera, të cilat janë duke u diskutuar ose janë në proces tenderimi”, - tha kryeministri Berisha. Duke theksuar interesin e kompanive të huaja për të ndërtuar TEC-e me një teknologji të lartë, kryeministri Berisha u shpreh se Qeveria është e hapur edhe për ato bërthamore. “Ne po shikojmë dhe duam të bashkëpunojmë me agjenci atomike nukleare me seli në Vjenë dhe po përgatisim kuadrin ligjor për këtë gjë. Sapo kuadri ligjor të jetë gati, ne do të fillojmë negociatat me vendet fqinje, me Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, duke u përpjekur të hartojmë një projekt të përbashkët, sepse mendojmë se ky do të ishte burimi më i qëndrueshëm i energjisë”, - tha kryeministri Berisha. Për sa i përket situatës së përgjithshme ekonomike, ai pohoi se ekonomia e Shqipërisë është një ekonomi dinamike. Berisha theksoi se Komisioni i Bashkimit Evropian ka vlerësuar dy momente të rëndësishme se Shqipëria së pari, respekton lirinë e tregut dhe së dyti, qeveria po punon shumë për ta bërë Shqipërinë më atraktive për investitorët e huaj. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në këtë forum, përfaqësues të njohur të biznesit ndërkombëtar, por dhe të qeverive të vendeve të ndryshme, Kryeministri tha se “ju patë një vend ku barra fiskale është më e ulët në Evropë”. Berisha cilësoi se nisma Shqipëria 1 euro po ecën përpara dhe po fiton gjithnjë dhe më shumë terren, ndërsa nënvizoi se është bërë një progres i madh për heqjen e procedurave burokratike në administratë. Kreu i qeverisë vuri në dukje se për regjistrimin e bizneseve në gjithë vendin po funksionon One Stop Shop", ndërsa ligji për koncesionet është vlerësuar lart nga investitorët. Sipas tij, po adoptohet liberalizimi i plotë i licencave në shumë sektorë, por ato që do të mbeten do të përfshihen në “One Stop Shop”. “Taksat online kanë filluar dhe po progresojnë çdo vit. Prokurimet elektronike janë realitet në Shqipëri. Ligji i ri i koncesioneve është realisht shumë atraktiv, shumë i vlerësuar nga investitorët”, - tha Kryeministri. Ai evidentoi dhe përpjekjet e qeverisë për të sjellë vendin në moshën dixhitale. Në Forumin Ekonomik të Crans Montanës, që zhvillohet nga data 15-17 maj në Tiranë, marrin pjesë përfaqësues nga kompani dhe grupe financiare nga vende të ndryshme të botës.
Kryeministri
Stabiliteti faktor thelbësor për zhvillimin e rajonit
Kryeministri Sali Berisha deklaroi të premten se stabiliteti është shumë thelbësor për rajonin tonë dhe tendenca e gjithë rajonit është drejt stabilitetit, edhe pse është një situatë pak problematike. Gjatë ditës së dytë të punimeve të Forumit Ekonomik të Crans Montanës, kryeministri Berisha iu përgjigj interesit të të ftuarve në këtë forum mbi situatën në rajon. Ai vlerësoi se stabiliteti po mbisundon gjithnjë e më shumë. “Ka pasur disa shenja dhune në Maqedoni dhe ne e kundërshtojmë këtë me forcë. Ne jemi në kontakt me shqiptarët atje dhe besoj se ata po bëjnë të pamundurën për të parandaluar çdo akt dhune”, - tha Kryeministri, duke shprehur bindjen se zgjedhjet në Maqedoni do të zhvillohen në një situatë normale. Duke analizuar më tej situatën në rajon, ai u shpreh se çështja e stabilitetit mbetet vetëm për 2-3 komuna në Mitrovicën Veriore dhe në këtë drejtim shtoi se është një faktor i rëndësishëm që serbët në Kosovë të jetojnë në paqe të plotë dhe në harmoni me shqiptarët dhe grupet e tjera etnike. Kreu i Qeverisë shqiptare shprehu bindjen se nuk ka asnjë shqiptar që nuk do të dëshironte të jetonte në paqe dhe të ishte i integruar në BE. Duke u ndalur te korridoret që lidhin Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit, Kryeministri tha se po punohet për segmentin Durrës-Vlorë, në vjeshtë do të fillojë segmenti Shkodër-Hani i Hotit që na lidh me Malin e Zi, ndërkohë që ka interes të madh edhe për portet.
Tërheqja e investitorëve
Ruli kërkon më shumë investime në porte
Për të tërhequr edhe më shumë investitorët e huaj duhen ende investime në infrastrukturë, sidomos në atë të porteve. Kjo deklaratë është bërë dje nga ministri i Energjetikës, Genc Ruli, gjatë forumit të Crans Montanës, i cili po zhvillohet për të tretën herë në Tiranë. Sipas tij, Qeveria e mbështet ministrin e Transportit në planet konkrete për mënyrën sesi duhet të zhvillojnë disa standarde për portet, ndërsa theksoi se ekzekutivi do të mbështesë zgjerimin e kapaciteteve të porteve. Ministri i METE-s vuri në dukje, ndër të tjera, se ka disa projektpropozime për koncesione në këtë drejtim, të cilat janë në shqyrtim e sipër. Ruli u ndal më tej edhe në situatën energjetike në vend, ndërsa pohoi se Shqipëria mbështet të gjitha projektet që vijnë për zhvillimin e sektorëve energjetikë përmes linjave ndërkombëtare të transportit, të identifikuara në rajonin e Evropës Juglindore. Duke u ndalur në situatën në Shqipëri, Ruli paraqiti strategjitë që qeveria po zhvillon, për t iu larguar krizës së energjisë, duke rritur prodhimin e saj përmes ndërtimt të HEC-eve të vegjël dhe të mëdhenj, ndërtimit të rrugëve të transmetimit të energjisë përmes linjave të interkonjeksioneve, si ajo me Malin e Zi dhe në prespektivë, edhe me Kosovën dhe Maqedoninë. Gjithashtu, ministri Ruli prezantoi dhe nevojën e ndërtimit të linjave të gazsjellsave dhe naftës, ku Shqipëria favorizohet nga pozicioni strategjik gjeografik, si dhe nxitjen për projektet e paraqitura nga investitorë të huaj për investime në këto fusha në Shqipëri, si dhe ato që kanë nisur si nga Petrolifera, në Porto Romano, etj. Ministri Ruli paraqiti edhe projektet mbi lumin Vjosa, mbi Devoll ku është fituese kompania EVN. Ai u ndal edhe në situatën energjetike në rajon dhe me gjerë. Në këtë kontekst, Ruli theksoi se duke u nisur nga fakti që tregjet energjetike evropiane dhe të Evropës Juglindore, do të kenë vartësi edhe në 20-30 vitet e ardhshme nga burimet energjetike të vendeve të Lindjes, krijohet nevoja e zhvillimit të rrjeteve ndërlidhëse energjetike të naftës, gazit dhe të energjisë elektrike.
Forumi
SNV bën thirrje për më shumë financim në zonat rurale
Në sesionin e institucioneve financiare në forumin e Crans Montanës binte në sy prania e Organizatës Holandeze për Zhvillim SNV, që bëri thirrje për më shumë financim në zonat rurale. Drejtorja rajonale e SNV-së, Courtney Bickert, në fjalën e mbajtur në këtë forum shpjegoi se organizatat si SNV që merren me ndërtim kapacitetesh mund të luajnë një rol në zhvillimin e vendeve të Ballkanit, nëse i kombinojnë përpjekjet e tyre me burimet financiare të nevojshme që gjenden në institucionet financiare. “Ne besojmë se nëpërmjet partneriteteve efektive dhe pjesëmarrjes së hapur, sfidat e zhvillimit, përfshirë zhvillimin e zonave rurale, mund të kapërcehen”, - u shpreh Bickert, ndërsa theksoi se është po aq i rëndësishëm përdorimi me efektivitet i fondeve të disponueshme, sa ç është edhe gjetja e këtyre burimeve. SNV vepron në Shqipëri prej vitit 1993. SNV në Ballkan ka 11 zyra, si në Maqedoni, Shqipëri, Malin e Zi, Bosnjë, ndërkohë që është e fokusuar në zhvillimin ekonomik të zonave rurale në tre sektorë ekonomikë: bujqësi, turizëm dhe pylltari.
Srazimiri
Kartat e identitetit, së shpejti në duart e qytetarëve
Zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, drejtoi të premten panelin e çështjeve të sigurisë kombëtare, në ditën e dytë të Forumit te Crans Montanës, ku bëri një prezantim mbi reformën institucionale në Ministrinë e Brendshme, si dhe pasqyroi luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe rezultatet e arritura. Në një paraqitje grafike, zëvendësministri përshkroi punën që po bëhet me regjistrin elektronik, si dhe prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit, të cilat së shpejti do jenë në dorë të qytetarëve. Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe reformës legjislative dhe strukturore në Policinë e Shtetit, të cilat kanë afruar policinë shqiptare me homologët e tyre evropianë. “Reforma rrënjësore në strukturat e sigurisë dhe rendit, të kryera gjatë dy viteve të fundit ka qenë shumë e suksesshme. Rezultatet e strukturave kundër korrupsionit dhe krimit ekonomiko-financiar gjatë tremujorit të parë të vitit 2008 janë më të larta, krahasuar me të gjithë vitin 2007, gjë që tregon rritjen e forcës goditëse. Sektori i krimit të organizuar ka qenë sektori më aktiv dhe më produktiv në tremujorin e parë të 2008-s, duke qenë kështu më të frytshëm se në 2007-n, vit i cili ka qenë gjithashtu rezultativ”, - tha zëvendësministri i Brendshëm. Strazimiri u shpreh se motoja e Qeverisë është “tolerancë zero” ndaj krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Për sa i përket trafikut të femrave, ai theksoi se nga ky trafik shikohet një ulje e numrit të femrave të raportuara si të trafikuara në vitin 2007.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008