"Mediu", Ina Rama: “Presim qëndrimin e Kuvendit”
Autori i Lajmit: Red.
Hetimet në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, presin “OK” e Kuvendit. Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, deklaroi dje se dosja e hetimit për Fatmir Mediun është dërguar në Kuvend sipas procedurave ligjore. Kryeprokurorja Rama deklaroi në lidhje me dosjen “Mediu” se tashmë ajo është dërguar sipas procedurave ligjore dhe përmban gjithë materialet që prokuroria ka në dispozicion. Dosja voluminoze përmban të gjithë dokumentet, në të cilat me veprimin apo mosveprimin e tij, ish-ministri i Mbrojtjes ka shklelur ligjin dhe ka shpërdoruar detyrën. Tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur rreth 300 të tjerë, deri tani ka vetëm tre të arrestuar dhe të dyshuar si përgjegjës. Ndërkohë anëtarët e Këshillit të Imuniteteve deklaruan se dosja e Prokurorisë nuk ishte serioze. Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve do të mblidhet javën tjetër për të vendosur në lidhje me heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Por më parë do të dëgjohet dhe fjala e ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri, por në Amerikë. Prokuroria kërkon hetimin e Mediut për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me shpërthimin e fabrikës së demontimit “AlbaDemil” më 15 mars në Gërdec të Vorës.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008