Pranga 20-vjeçarit,aksidentoi 56-vjeçaren
Autori i Lajmit: Red.
Aksidenton për vdekje një 56-vjeçare përfundon në pranga 20- vjeçari nga Shkodra. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Mirjan Ndoji u arrestua dje, pasi dyshohet si shkaktar i një aksidenti me pasojë plagosjen rëndë të një personi. Të njëjtat burime pohojnë se 20-vjeçari Mirjan Ndoj ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip "Benz" me targa SH 88 48 C kur aksidentoi rëndë në vendin e quajtur Baks të Velipojës 56- vjeçarin Dedë Ceraj.
Mësohet se Ceraj ndodhet në Repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe, sipas mjekëve, është në gjendje kritike për jetën. Policia ka shkuar menjëherë dhe, pas këqyrjes dhe hetimeve në vendngjarje, ka bërë edhe sekuestrimin e mjetit me dokumentacionin përkatës. Ndërsa materialet në ngarkim të shtetasit Mirjan Ndoj iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vazhdimin e hetimeve.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008