E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia masa për luftën kundër kanabisit

Autori i Lajmit: Red.
Policia lokale është e vendosur të hyjë në çdo cep të territorit të rajonit jugor, pavarësisht vështirësive që mund të paraqesë ndonjë fshat i veçantë, në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë policisë së qarkut të Gjirokatrës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se
fushata kundër kultivimit të bimëve narkotike është konsideruar e suksesshme për ndalimin e këtij fenomeni në qarkun e Gjirokastrës. Kështu mësohet se policia lokale do të ndërhyjë në komunën e Lazaratit, rreth 5 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, për të eliminuar kultivimin e bimëve narkotike. Ndërkohë gjatë këtij viti, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës ka goditur mbi 13 grupe kriminale, që ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›