E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet studenti i Shkencave Sociale për mashtrimin

Autori i Lajmit: red.
Studenti i vitit të dytë në Shkenca Sociale, në Shkodër, përfundon në pranga, pasi ka mashtruar shumë qytetarë duke u vjedhur karta telefoni. Burime nga policia pohojnë se Artan Bardhi, 23 vjeç kryente rimbushjen e celularit të tij duke marrë në telefon shumë qytetarë duke folur në emër të Digitalbit, si të ishte përfaqësues i tij, duke mashtruar dëgjuesit se kishin fituar disa çmime nga kjo kompani. Më pas 23-vjeçari u kërkonte telefonuesve që të dërgonin në numrin e celularit të tij, një numër kartash telefonike me të cilat rimbushte telefonin e tij. Shumë prej viktimave të 23-vjeçarit kanë denoncuar në polici rastin. Qytetarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin kryesisht nga zona veriore e Shqipërisë, por kishte pasur edhe nga Lushnja. Burime nga policia bëjnë të ditur se studenti kishte zgjedhur të mbante dy numra telefoni celular dhe përveç kësaj përdorte edhe telefoninë fikse. Ndërsa arrestimi i tij është bërë pas një sërë hetimesh në bazë të denoncimeve të qytetarëve, të mashturar dhe të vjelë nga lekët. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Artan Bardhi akuzohet për veprën penale të “vjedhjes me anë të mashtrimit”.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›