E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Qeveria shqiptare do te mireprese investitoret izraelite

Kreu i qeverise shqiptare Sali Berisha ne vijim te vizites se tij ne Izrael zhvilloi paraditen e djeshme nje takim me ministrin e Energjise Ujit dhe Burimeve natyrore Uzi Landau. Gjate takimit Kryeministri Berisha u shpreh se Shqiperia si nje vend i pasur me burime ujore mirepret investime te huaja ne kete fushe si per prodhimin e energjise hidrike ashtu edhe per sistemet e perpunimit te ujerave apo te ujitjes per qellime te bujqesise. Gjithashtu ai tha se rreth 443 HEC-e pritet te ndertohen ne Shqiperi dhe se qeveria shqiptare do te mireprese investitoret izraelite per te marre pjese dhe per te ndertuar ne Shqiperi historite e tyre te suksesit ne fushen e prodhimit te energjise por edhe ne fusha te tjera. Nga ana e tij ministri i Energjise Landau pasi u njoh me potencialet e ofruara nga Shqiperia ne fusha te ndryshme rikonfirmoi deshiren dhe interesin e investitoreve izraelite per investime ne vendin tone si dhe gatishmerine e pales izraelite dhe ndermarrjeve publike e private te Izraelit per te shkembyer eksperiencen e tyre me specialistet shqiptare ne kete fushe si dhe per ti drejtuar investimet e tyre ne Shqiperi. Izraeli ofron nje eksperience te pasur ne sektorin e menaxhimit te ujerave dhe kanalizimeve infrastruktures etj. eksperience te cilen jemi te gatshem ta ndajme me kenaqesi me koleget shqiptare - u shpreh ministri Landau. Kryeministri Berisha u shpreh se kompanite izraelite dhe pervoja e tyre e gjere ne fushen energjetike jane te mirepritura ne Shqiperi dhe se e njejta ftese i behet ekspertizes ne fushen e energjise gjeotermike diellore dhe te eres si dhe praktikave me te mira ne fushen e ujitjes per te cilat Shqiperia paraqet interes te vecante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›