E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektbuxheti prokuroria dhe gjyqesori kerkojne shtese fondi

Komisioni i Ligjeve mbeshtet kerkesat e ZABGJ-se jo te organit te akuzes Ministria e Drejtesise dhe KLD te kenaqura me parashikimet e qeverise

Ministria e Drejtesise dhe Keshilli i Larte i Drejtesise jane te kenaqur me fondet e percaktuara nga qeveria per vitin 2012. Komisioni i Ligjeve degjoi dje mendimin e ketyre institucioneve lidhur me pretendimet per projektbuxhetin e viti te ardhshem. Te pakenaqurit ishin Prokuroria e Pergjithshme dhe Zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqesor. Organi i akuzes kerkoi nje shtese fondi prej rreth 77 milione lekesh ndersa ZABGJ-ja plot 135 milione leke me shume. Drejtoresha e Buxhetit ne Ministrine e Financave Mimoza Dhembi deklaroi se mirepriste sugjerimet e Komisionit te Ligjeve lidhur me shtesen e personelit per ZABGJ-ne por jo per kerkesat e tjera. E nderkohe qe ne Komision nuk munguan batutat per angazhimin e nenkryetarit Kreshnik Spahiu ne Aleancen Kuq e Zi.

Projektbuxheti per institucionet

Projektbuxheti i percaktuar nga qeveria per Ministrine e Drejtesise eshte me se i mjaftueshem per te plotesuar prioritetet e saj. Keshtu deklaroi dje ministri i Drejtesise Eduart Halimi gjate fjales se tij ne Komisionin e Ligjeve lidhur me projektbuxhetin e vitit qe vjen. Halimi tha se edhe pse fondi eshte ulur 3.7 per qind ne krahasim me vitin 2011 kursimet e bera krijojne mundesine per te mbuluar cdo ze. Halimi informoi se riorganizimi i te gjitha strukturave i nisur nga shtatori ka ulur numrin e punonjesve nga 4300 ne 4200 ku perfshihet ministria dhe institucionet e varesise. Madje shtoi ai sipas ketij riorganizimi do rritet nga 12 ne 14 numri i institucioneve te varesise shtohet Agjencia e Falimentimit dhe Drejtoria e Koordinimit te Ceshtjeve te Pronesise. Do shkurtohen 100 punonjes duke ulur buxhetin ne zerin e pagave me 44 milione leke - tha ai ndersa shpjegoi se keto shkurtime do te jene kryesisht sistemin e permbarimit per shkak te futjes se atij privat por dhe ne administraten e ministrise dhe te burgjeve. Ministri ndersa shtoi se eshte rritur nderkohe zeri i investimeve. Halimi permendi si prioritet dixhitalizimin e hipotekave apo projektin e ri per mbikeqyrjes elektronike ne fushen penale. Te dyja sipas tij keto projekte ulin ndjeshem shpenzimet. Ministri informoi nderkohe se ne mbeshtetje nga BE do te vijoje puna per ndertimin e tre burgjeve te reja ne Shkoder Fier dhe Berat ndersa ne 6-mujorin e pare te 2012-e do perfundoje dhe burgu i Elbasanit. Ministri theksoi dhe projektin per ndertimin e Pallatit te Drejtesise i cili do te financohet ne pjesen me te madhe te tij nga BE. I pyetur nga deputeti socialist Pandeli Majko lidhur me vjedhjen e provave ne Gjykaten e Krimeve te Renda ministri sqaroi se kjo nuk ishte per shkak te mungeses se sigurise por i punonjesve. Ka nje sistem kamerash qe eshte eficent. Ministria e Drejtesise beri nje inspektim dhe brenda 24 oreve doli me konkluzionin se nuk ishte faji i sistemit te kamerave por punonjesve. Ata kishin vendosur qe dhoma e provave nuk duhet te ishte atje ku e kishte planifikuar BE dh Ministria e drejtesise ne nje sistem te ruajtur me kamera por ishte ne nje dhome tjeter. Per kete arsye brenda 24 oreve ministria mori masat perkatese duke shkarkuar kancelarin dhe duke kerkuar zevendesimin e kryetarit - tha ai duke mbyllur dhe diskutimet per institucionin qe drejton. Po e kenaqur me fondet e caktuara ishte dhe KLD edhe pse gjate fjales se Shpresa Kekezit drejtore ekonomike e ketij institucioni nuk munguan dhe batutat per nenkryetarin e KLD-se Kreshnik Spahiu. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kerkoi shpjegime nese jane shtuar shpenzimet per udhetime apo veprimtari te reja gjate ketij viti ne nje vit me pare. Zoti Alibeaj po pyet nese zoti Kreshnik Spahiu leviz lart e poshte me shpenzimet e veta apo KLD-se - nderhyri deputeti socialist Bashkim Fino. Prokuroria e Pergjithshme ishte institucioni i radhes qe paraqiti dje pretendimet e saj ne komision. Ajo kerkoi nje shtese fondi perkatesisht 42 milione leke per fondin e vecante qe perdoret per shperblime dhe 35 milione leke per investime per ndertimin e Prokurorise se Shkodres. Dhembi sqaroi se sipas nje sistem te ri eshte vendosur qe keto fonde do te mbahen nga Ministria e Financave dhe per cdo rast nevoje pas nje kerkese behet rialokimi i tyre. po ashtu shtoi ajo masat e marra pas shqyrtimit te situates makro synojne qe mos behen investime te reja. Keto argumente duket se binden dhe ligjvenesit te cilet nuk mbeshteten kerkesat e Prokurorise se Pergjithshme. Komisioni i Ligjeve mbeshteti nderkohe kerkesat e ZABGJ ne zerin e pagave dhe shpenzimeve me rreth 30 milione leke ndersa nuk u mbeshtet kerkesa per nje shtese fondi prej 100 milione lekesh ne zerin.

Buxheti per integrimin debate mes PD-se e PS-se

Komisioni i Integrimit iu eshte rikthyer debateve per pengesat per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Gjate shqyrtimit te projektbuxhetit te Ministrise se Integrimit per vitin 2012 ministrja Majlinda Bregu ka akuzuar edhe nje here opoziten si shkaktare te bllokimit te procesit e per pasoje te humbjes se statusit te vendit kandidat per te dytin vit radhazi. Por deputeti socialist Taulant Balla i ka kerkuar ministres te heqe dore nga akuzat ndersa ka ofruar mbeshtetjen e opozites per procesin e integrimin nderkohe qe kritika ka shprehur edhe kreu i komisionit deputeti socialist Ditmir Bushati. Sipas tij projektbuxheti i parashikuar per Ministrine e Integrimit Evropian per vitin 2012 eshte 330 milione leke. Kjo ze 0.02 te PBB. Thene ndryshe per cdo 100 leke shqiptaret shpenzojne 0.02 leke per koordinimin e procesit qe konsiderohet perparesia dhe objektivi yne i perbashket kombetar. Duket se mbeshtetja dhe konsensusi popullor per kete proces nuk perkthehet ne veprime konkrete e reforma te qendrueshme me mbeshtetje buxhetore qe synojne konsolidimin e demokracise e shtetit te se drejtes krijimin dhe forcimin e nje ekonomie tregu funksionale te afte per te perballuar vektoret e konkurrences dhe zbatimin e standardeve evropiane ne jeten e perditshme - tha ai. Bushati i mbeshtetur edhe nga koleget e tij socialiste kerkoi rritje te mbeshtetjes buxhetore per Ministrine e Integrimit Evropian dhe te gjitha strukturat bashkerenduese. Keto sugjerime do ti percillen Komisionit te Jashtem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›