Vizita ne Izrael Berisha Shqiperia vendi me i hapur ndaj investimeve te huaja

Peres Berishes Shqiperia ruajtesja e paqes dhe e stabilitetit ne rajon
Gjate dites se pare te vizites se tij ne Izrael Kryeministri Sali Berisha i cili eshte per nje vizite zyrtare me ftese te Kryeministrit te vendit Benjamin Netanjahu u prit nga Presidenti izraelit Shimon Peres. Gjate takimit u diskutua mbi mundesite e afrimit te investitoreve izraelite ne vendin tone. Kryeministri Berisha theksoi gjate fjales se tij se Shqiperia ka nje klime te favorshme biznesi. Shqiperia ka nje klime gjithnje ne permiresim ndaj investimeve dhe investitoreve. Deshmi e kesaj eshte suksesi i disa investitoreve izraelite qe punojne ne Shqiperi dhe qe kane gjetur nje klime te favorshme. Natyrisht qeveria shqiptare qendron fuqishem ne perputhje me ligjin ne mbeshtetje te investimeve te huaja direkte te Izraelit dhe te cdo vendi te cilat jane te mirepritura - u shpreh kreu i qeverise. Per bashkepunimin ne keta sektore shprehu interes te vecante edhe Presidenti Peres i cili sakaq e siguroi Kryeministrin per vullnetin e Izraelit ne forcimin e marredhenieve ekonomike dypaleshe me Shqiperine ne zhvillimin e kapaciteteve teknologjike. Gjithashtu gjate takimit u rikonfirmua vullneti i te dyja vendeve dhe qeverive per nxitjen e investimeve te ndersjella ne dobi te interesit me te mire te te dyja vendeve dhe prosperitetit te te dy popujve. Marredheniet politike mes Shqiperise dhe Izraelit jane shume te mira. Ka patur keto dy vite shkembime vizitash te nivelit te larte dhe nje interes shume te madh nga te dyja palet per konsolidimin dhe zhvillimin e metejshem te ketyre marredhenieve. Krahas bashkepunimit politik nje rendesi te vecante ka bashkepunimi ekonomik ne te gjitha fushat - tha me tej kreu i qeverise shqiptare. Nder te tjera Kryeministri Berisha gjate takimit beri nje ekspoze te reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare si dhe te arritjeve te rendesishme ne nje sere fushash. Nga ana e tij Presidenti Peres vleresoi si shembull modelin e bashkejeteses dhe tolerances fetare qe ekziston ne Shqiperi e vecanerisht per ndjenjat miqesore ndaj popullit hebre. Ai i shprehu Kryeministrit Berisha mirenjohjen e kombit dhe te shtetit te tij per qendrimin e qeverise shqiptare ne favor te paqes e sigurise ne kete rajon. Nder te tjera Presidenti izraelit vleresoi marredheniet shume te mira politike midis te dy vendeve duke e cilesuar viziten e Kryeministrit shqiptar si nje kontribut tjeter per zgjerimin dhe forcimin e metejshem te tyre. Kryeministri Berisha duke i cilesuar marredheniet politike dypaleshe si te shkelqyera e risiguroi Presidentin izraelit per vendosmerine e qeverise shqiptare per te thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat me interes te ndersjellet ne vecanti ne fusha si ato te bujqesise arsimit turizmit energjetikes teknologjise se informacionit. Gjithashtu Kryeministri Berisha dhe Presidenti Peres diskutuan edhe per zhvillimet ne rajon nderkohe qe ne perfundim te takimit Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin Peres te vizitoje Shqiperine ftese e cila u prit me kenaqesi.
Berisha viziton varrin e Jezu KrishtitKryeministri Sali Berisha gjate vizites se tij zyrtare ne Izrael eshte ndalur edhe ne Qytetin e Vjeter nje prej vendeve te shenjta te ketij vendi. Kryeministri Berisha ka vizituar Murin e Loteve duke lene edhe mesazhin e tij sikunder eshte tradite. Momente te vecanta Kryeministri i ka kushtuar edhe vizites ne Varrin e Krishtin nje prej vendeve te shenjta te krishterimit.
Izraeli se shpejti ambasade ne ShqiperiIzraeli do te hape se shpejti ambasaden e tij ne Tirane. Lajmin e mire ia ka dhene Kryeministrit Sali Berisha vete zv. kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme te Izraelit Avigdor Lieberman gjate darkes se mireseardhjes per nder te Kryeministrit Berisha. Vizita e Kryeministrit Berisha eshte nje kontribut i rendesishem ne zgjerimin e marredhenieve shume te mira dhe bashkepunimit midis dy qeverive e vendeve. Zv. kryeministri Meridor i uroi Kryeministrit Berisha mireseardhjen dhe kenaqesine per takimin pas vizites se suksesshme qe Meridor zhvilloi ne muajin tetor te vitit te kaluar ne Shqiperi. Ai e falenderoi Kryeministrin Berisha per qendrimin e qarte te Shqiperise ne lidhje me problemet e Lindjes se Mesme vecanerisht qendrimin e Kryeministrit ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Zoti Meridor nenvizoi rendesine e madhe jo vetem politike por edhe ekonomike te vizites se Kryeministrit Berisha. Nga ana e tij kreu i qeverise shqiptare tha se ky nivel i shkelqyer marredheniesh politike duhet te shoqerohet me nje forcim te marredhenieve dhe bashkepunimit ekonomik. Ne takim u bisedua mbi zhvillimet ne rajonin e Lindjes se Mesme dhe ndikimet e tyre mbi paqen stabilitetin dhe sigurine. Kryeministri Berisha riafirmoi qendrimin e qeverise shqiptare ne favor te zgjidhjes se ceshtjes palestineze nepermjet dialogut te drejtperdrejte dhe duke garantuar siguri e paqe afatgjata per te dyja vendet. Ai cmoi gjithashtu se Pranvera Arabe hap mundesi te reja per vendosjen e sistemeve demokratike. Kryeministri u shpreh se vetem sistemet demokratike do te sjellin stabilitet ne rajon dhe se organizata shumepaleshe si Keshilli i Evropes dhe OSBE-ja si dhe institucionet e tyre mund te japin kontribut te vyer ne kete drejtim.