“Gërdeci”, vijojnë dëshmitë e ushtarakeve
TIRANë- Në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar sot seanca e radhes për çështjen "Gërdeci", ku kanë dëshmuar tre dëshmitarë, dy nga të cilët ushtarakë, ish drejtues të Komandës së Forcës së Bashkuar.
Në dëshminë e tij, ish- shefi i transportit në Komandën e Forcës së Bashkuar, Bardhyl Celiku pohoi se ishte në dijeni të disa urdhrave për transportin e municioneve për llogari të ndërmarrjes MEICO. Ndërsa, ish-shefi i Shtabit të Komandës së Forcës së Bashkuar, Bakim Bala, dëshmoi mbi procedurat e ndjekura për kalimin në dorëzim të ndërmarrjes MEICO të repartit të Gërdecit për demontimin e municioneve luftarake.
çështja "Gërdeci" numëron 29 të pandehur, që në pjesën më të madhe janë ish- funksionarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
Të pandehurit akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars të vitit 2008 në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm, humbën jetën 26 persona, shumë të tjerë mbetën të plagosur dhe u krijuan dëme të mëdha materiale në zonën përreth.
(e.n/BalkanWeb)