E Diel, 1 Nëntor 2026

Libri “Jezusi i Nazaretit" i Papa Benedikti i XVI-të edhe në shqip

TIRANë- Në 5-vjetorin e emërimit në krye të Papatit të Vatikanit, Papa Joseph Ratzinger apo Benedikti i XVI-të u prezantua sot para publikut shqiptar edhe si autori i librit “Jezusi i Nazaretit”.

Shtëpia botuese “55” e ka sjellë për lexuesin shqiptar këtë vepër kërkimore disavjeçare, përkthyer nga Ferdinand Leka, pikërisht kur sot përkujtohet “Dita Botërore e Librit” në një ceremoni ku merrnin pjesë kryeministri Sali Berisha, ministri Lulzim Basha, figura të shquara të politikës, letrave shqipe dhe teologë, Hirësia e tij Janullatos, etj.

Nëpërmjet një sërë pyetjesh retorike që i jep dije lexuesit, Benedikti i XVI-të ka thënë në parathënien e librit se: “kam dashur të bëj përpjekjen për ta paraqitur Jezusin e Ungjijve si Jezusin real, si “Jezusin historik” në kuptimin e vërtetë dhe të mirëfilltë të fjalës”.
Vepra e tij teologjike dhe baritore përbëhet nga mbi 600 artikuj dhe nja njëqind libra të përkthyer në të gjitha gjuhët.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›