News24 zbulon të vërtetën e varrezës së Aranitasit
BALLSH- Zbulohet e vërteta e varreve afër Ballshit të cilat në fillim u dyshuan si një varrezë e përbashkët e dhjetëra njerëzve viktima të regjimit komunist. Ato nuk janë varre masive, por sipas dëshmive të më të moshuarve dhënë sot për News24, bëhet fjalë për një parcelë ku varroseshin të burgosurit e burgut të Aranitasit që humbnin jetën nga shkaqe natyrore.
Të burgosurit që varroseshin në këtë parcelë u vendosej edhe një shishe me emrin e tyre të shkruar në një letër , të futur brenda shishes personale të secilit.
“Në 1973-shin erdhën të burgosurit te uzina dhe të gjithë ata që vdisnin ju bënin nga një vazo dhe ja conin tek koka dhe i groposnin këtu. Pastaj njerëzit e tyre erdhën dhe morën secili varrin e tij. Edhe një i vundit është tërhequr vjet a parvjet. Ta vdisnin nga mosha” tregojnë dëshmitarët.
Sipas dëshmitarëve, më të moshuarit e zonës eshtrat e të burgosurve që janë varrosur këtu janë tërhequr tashmë prej kohësh nga të afërmit.
(e.n/News24/BalkanWeb)