E Diel, 1 Nëntor 2026

Debati mbi median, Topi pret gazetarët e njohur italianë

TIRANë- Pak para fillimit të forumit mbi median ku do të jenë të pranishëm emrat më në zë të gazetarisë italiane dhe shqiptare, presidenti shqiptar Bamir Topi priti në presidencë gazetarët e njohur italianë si dhe ambasadorin italian në Shqipëri, Saba Delia. Kreu i shtetit takoi drejtorin e ANSA, Giulio Anselmi, Kryetarin e Federatës Kombëtare të Gazetareve italianë Angelo Siddi, drejtorin e “La Gazeta Del Mezogiorno Carlo Bollinon, drejtorin e TV News 24, Ilir Babaramo dhe drejtoren e GSH Anila Basha.

Kreu i shtetit u njoh me forumin që organizon sot “La Gazeta Del Mezogiorno“ si dhe me faktin që pjesëmarrjen në forum e kanë konfirmuar kryeministri Berisha dhe kreu i bashkisë Edi Rama. Topi vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet Shqipëri-Itali. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e madh në krijimin e shtypit të lirë të drejtorit të “La Gazeta del Mezigirono“ Carlo Bollino. Ndërsa vlerësoi edhe rolin e pazëvendësueshëm të medias ku kreu i shtetit tha se informacionin e parë e merr nga TV News 24.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›