Presidenti Topi sot në Paris për qeverisjen globale
PARIS- Presidenti i Republikës Bamir Topi u nis dje për në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Krans Montanës që nis punimet sot dhe i mbaron nesër. Ai është në krye të një delegacioni zyrtar dhe do të jetë i ftuar i nderit në këtë forum me temë: “Bota pas G-20-s, qeverisja globale dhe lufta kundër krimit transnacional”.
Në një nga seancat plenare, njoftoi dje zyra e shtypit e Presidencës, Topi do të mbajë fjalën e tij të rastit si i ftuar i veçantë. Të ftuar të tjerë, njoftoi kjo zyrë, janë edhe princi Nikolaus fon Lihtenshtajn, ambasador në Belgjikë dhe Bashkimin Europian, si dhe zonja Ygete Labele, kryetare e ‘Transparency International’. Forumi do të drejtohet nga kryetari dhe themeluesi i Forumit të Krans Montanës, Zhan Pol Karteron.
(s.g/Balkanweb)