Thirrje per Xhihadin, nis gjyqi ndaj Artan Kristos
DURRES- Prokuroria perfundon hetimin ndaj te dyshuarit per nxitje te terrorizmit, Artan Kristos. Gjykata e Durresit ka nisur dje procesin gjyqesor ne ngarkim te te riut nga qyteti bregdetar, i arrestuar vitin e kaluar pas nje hetimi te SHISH dhe Prokurorise se Pergjithshme, ne lidhje me mesazhet e leshuara ne nje faqe uebi ne internet, te hapur posacerisht per propagande ne adrese te besimtareve myslimane. Palet jane njohur me dosjen dhe procesin e nisur, ndersa me pare gjykata kishte refuzuar te lironte 32-vjecarin dhe hetimet e gjykimi ne ngarkim te tij te kryhej ne gjendje te lire. Avokati mbrojtes ka pretenduar pafajesi per klientin e tij, duke e cilesuar ekzagjerim hetimin qe u finalizua me arrestim ne muajin tetor 2009. Mbi bazen e dosjes dhe provave te organit te akuzes, mesazhet ne internet, Gjykata e Durresit vendosi masen e "arrestit me burg". Sipas Kodit Penal, Kristo rrezikon deri ne 10 vjet burg, nderkohe qe avokati kerkoi pushimin e ceshtjes per prova te pavlefshme.
Ne mesazhet e zbuluara nga prokuroria, Kristo shkruante se "ka pasur dhe do te kete Xhihad, i cili eshte obligim dhe detyrim i madh per myslimanizmin deri diten e gjykimit". Nje mesazh i dyte qe ka vene ne levizje hetuesit dhe inteligjencen sekrete, ka qene ai ku lartesohej figura e Bin Ladenit. Nje tjeter thenie qe konsiderohet propagande per prokurorine eshte qe; "Ne pranojme dhe te vritemi sepse Xhihadi eshte lufte e shenjte dhe obligim per myslimanet". Nisur nga permbajtja e ketyre keshillave dhe propagandes, prokuroria pretendon se nxitet urrejtja fetare dhe veprat terroriste. Gjate vitit 2002 Kristo eshte hetuar edhe per perplasjet e tij me ish-sekretarin e Komunitetit Mysliman, Sali Tivari, i cili u vra ne rrethana te mistershme nga persona te paidentifikuar.
Vepra
Artan Kristo po gjykohet sipas nenit 232, pika "a", ku thuhet; "Nxitja, thirrja publike, shperndarja e shkrimeve ose propagandave ne forma te tjera qe synon mbeshtetjen ose kryerjen e nje apo me shume veprave, per qellime terroriste dhe per financimin e terrorizimi nese nuk perben veper tjeter penale, denohet nga kater deri ne dhjete vjet burg".