Vetevrasja e 39-vjecarit, policia zbardh shkaqet
Shkoder- Zbardhet vetevrasja e 39-vjecarit, trupi i te cilit u gjet ne tokat e familjes nga banoret e fshatit Grude e Re. Agron Sukaj, banues ne lagjen "Vojo Kushi" te Shkodres, u flijua ne gjendje depresioni, pasi prej disa javesh kishte kaluar ne nje merzitje dhe gjendje te renduar shpirterore. Burime zyrtare te policise thane dje se per te kryer aktin i riu ka perdorur nje arme tip pistolete, qe u gjet ne vendngjarje nga grupi hetimor. Diten e hene, 39-vjecari Sukaj kishte udhetuar nga qyteti per ne fshatin e lindjes me makinen e tij tip "Benz", me targe SH 1144 E dhe telefoni celular i viktimes, te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Familjaret jane shprehur se prej kohesh Agroni ishte mbyllur ne vetvete dhe shfaqej teper i merzitur. Hetimet po i vijon prokuroria per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes".