E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici vret kolegun per nje fyerje

Shkoder- Efektivi ekzekuton kolegun para Postes se Policise Bushat, per nje fjale goje. Krimi i rende ndodhi dje rreth ores 14:30, momenti kur nderrohej edhe turni mes trupes se sherbimit ne piken e kontrollit, ne vendin e quajtur "Kryebushat" te Shkodres. Pas sharjeve te ndersjella ne nje grindje te castit, shkaku fillestar i te ciles mbetet ende i paqarte, i dyshuari Ramiz Ademi 44 vjec, ka nxjerre pistoleten dhe ka zbrazur karikatorin ndaj kolegut qe do ta zevendesonte ne sherbim. Viktima eshte Tom Jakini 35 vjec, efektiv i rolit baze prej vitesh ne kete poste, qe eshte ne varesi te Drejtorise se Policise Shkoder. Autori eshte vetedorezuar se bashku me armen e sherbimit, pas negociatave te drejtuesve te policise nepermjet telefonit celular. Megjithese burime zyrtare deklaruan se grindja ka qene per shkak te fyerjeve, deshmitaret thane se autori i dyshuar ishte ne gjendje te dehur dhe ishte pare ne lokalet e zones gjate gjithe dites, deri para se te merrte turnin.
Krimi ka tronditur te gjithe zonen e Bushatit dhe uniformat blu, qe mesuan se personazhe te incidentit tragjik ishin dy kolege te tyre. Ngjarja ka ndodhur ne nje moment kur ka pasur shume deshmitare dhe per me teper afer Postes se Policise dhe komunes Bushat. Sipas hetimeve paraprake rezulton se Tom Jakini, banues ne fshatin Narac, bashkia Lac, Vau-Dejes, me detyre punonjes policie, ishte ne sherbim ne turnin e pare dhe njekohesisht shok i ngushte me te dyshuarin. Ashtu si cdo dite tjeter, 44 vjecari Ramiz Ademi, banues ne fshatin Mushani, komuna Dajc, ka shkuar per ta zevendesuar. Kur i eshte afruar vendit te sherbimit, ne rrethana ende te paqarta sipas deshmitareve, ata kane nisur te debatojne me ze te larte. Burime policore thane se koleget mund te jene konfrontuar per shkak te orarit te sherbimit, por nje tjeter motiv shihet gjendja e dehur ne te cilen mund te kete qene i dyshuari 44-vjecar. Ne vend qe te merrte sherbimin dhe zevendesonte shokun, Ademi ka nisur fyerjet ndaj shokut, duke perfunduar ne te shtena armesh. Sipas deshmitareve, mesohet se per vetembrojtje, Jakini ka nxjerre armen e sherbimit, por pa arritur ta shenjestroje dot Ademin, qe ka qene me i sakte ne qitje, duke e lene te vdekur ne vend kolegun. Pas krimit 44-vjecari eshte arratisur ne drejtim te fshatit ku banonte, por pas disa kontakteve telefonike me drejtorin e policise dhe negociatave qe zgjaten disa minuta, Ramiz Ademi eshte vetedorezuar. Grupi hetimor kreu keqyrjen e vendngjarjes, ku gjeten shume gezhoja, kurse dergimi ne spital i policit ka qene i kote, pasi u gjet i pajete. Ne trup Tom Jakini ka pasur shume plage plumbi dhe prane tij ka qene arma e sherbimit.
A. Q.

Policia e Shkodres:"Krimi per motive te dobeta, fyerje dhe grushte mes policeve"
Policia e Shkodres konfirmoi se krimi ka ndodhur per motive te dobeta, nje sherr i castit me ofendime mes dy efektiveve. Burime zyrtare thane se asnje prej policeve nuk ka qene i dehur, por banoret deshmitare thane se i dyshuari 44 vjecar eshte pare ne lokale gjate dites dhe sjellja e tij linte per te dyshuar. Si autor eshte identifikuar Ramiz Ademi dhe se ne momentin e krimit po merrte turnin e dyte, kurse mes tyre ka pasur edhe nje shkembim grushtesh, para se te perdornin armen. Akuza e ngritur ndaj 44-vjecarit te vetedorezuar eshte ajo e "vrasjes per shkak te cilesive te vecanta ne krye te detyres" dhe "shperdorim detyre".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›