Foshnjën e hodhi nga dritarja pasi dyshonte për atësinë

Hysen Biba, 29-vjeç, me origjinë nga Kukësi, e hodhi foshnjën nga kati i katërt, duke i shkaktuar vdekjen pak minuta më vonë.
Pas ngjarjes, ai është larguar qetësisht nga materniteti me makinë, për t’u arrestuar më vonë në Kamzë. Ndërkohë, gruaja, Luljeta, jep një tjetër version, kur deklaron se bashkëshorti i saj prej 5 muajsh kurohej nga depresioni, dhe merrte ilaçe dhe konsulta të vazhdueshme.
Sipas mjekëve, burri kishte pasur dyshime edhe me lindjen e parë të djalit, që tashmë e kanë 3 vjeç, por pas analizave të ADN-së, rezultati se ai ishte i ati. 29-vjeçari ka deklaruar në polici se ka pasur probleme shëndetësore, të cilat thënë se vinin për shkak të grindjeve të vazhdueshme me bashkëshorten.
Këto shqetësime kanë detyruar gruan që të jetonte kohët e fundit tek prindërit e saj, por pas lindjes, ajo e humbi sërish fëmijën. Biba akuzohet “për vrasje me paramendim”, ndërkohë që pritet t’i bëhen edhe analizat mjeko-ligjore për gjendjen psikike të tij. /Start/
2012-07-31 14:48